KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe Ukraina thotë se do ta bojkotojë takimin e OSBE-së për shkak të Lavrovit
Botë

Edhe Ukraina thotë se do ta bojkotojë takimin e OSBE-së për shkak të Lavrovit

Kosova News
Kosova News 14:53 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukraina ka paralajmëruar se do ta bojkotojë takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pas ftesës për ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se planifikon të marrë pjesë në të.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, “do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së pas vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit”, tha për AFP-në zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raportoi Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Shtetet baltike nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së

Shtetet baltike e kanë ndjekur shembullin e Ukrainës për të mos marrë pjesë në takimin e OSBE-së në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të Lavrovit.

Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të martën se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave pas vendimit për ta lejuar pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të vendeve baltike thanë se pjesëmarrja e planifikuar e Lavrov “rrezikon ta legjitimojë Rusinë agresore si një anëtare të drejtë të komunitetit tonë të kombeve të lira”, duke shtuar se ata “vendosën të mos marrin pjesë” në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Pjesëmarrja e Lavrov i bën të parëndësishme krimet mizore që Rusia po vazhdon t’i kryejë,” tha ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

“Vendi i Lavrov është në një gjykatë speciale, jo në tryezën e OSBE-së”, shtoi ai, duke shpjeguar vendimin e përbashkët të shteteve baltike për të anashkaluar takimin.

Vitin e kaluar, Polonia mikpritëse e OSBE-së refuzoi të linte Lavrov të merrte pjesë, vendim ky i cili kishte shkaktuar zemërimin e Rusisë.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar.

Këshilli i Ministrave të OSBE-së pritet të mbahet nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023.

Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave, shkruan REL.

Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Në qershor të vitit të kaluar, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore.

Estonia, Letonia dhe Lituania bojkotojnë Samitin e OSBE-së në Shkup për shkak të Rusisë

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Kosova News 28/11/2023 28/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?