KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?
Siguri

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Kosova News
Kosova News 21:49 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupat ushtarake britanike po patrullojnë me vigjilencë të shtuar në kufirin Kosovë-Serbi për të parandaluar futjen e armëve ilegale në Kosovë.

Kështu raportoi të shtunën agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”.

Ky patrullim vjen për shkak të shqetësimeve të shtuara se dy fqinjët mund të futen përsëri në një konflikt të hapur, pasi diçka e ngjashme ndodhi në shtator të këtij viti kur grupe kriminale të armatosura vranë një polic të Kosovës në Banjskë.

Ish-komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati ka treguar arsyet pse janë zgjedhur pikërisht forcat britanike për një detyrë kaq të rëndësishme.

“Dy kontingjente që kanë ardhur në Kosovë janë në forcat speciale britanike, rreth 200 pjesëtarë dhe një batalion komando i Turqisë që kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me luftën kundër terrorizmit, sepse ata kanë vepruar dhe janë stërvitur për luftën kundër kurdëve në Turqi dhe Siri. Edhe britanikët janë të specializuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Kastrati.

“Unë kam konsideratë për të gjitha forcat e NATO-s mirëpo britanikët, turqit, gjermanët e amerikanët janë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim. Mos të flasim për shtete si Rumania apo të tjera që janë në Kosovë, ata mendoj që nuk janë përgatitur mjaftueshëm për t’u përballuar me rreziqet siç janë ato momentale në Kosovë”, ka shtuar Kastrati.

Kastrati thotë se kemi parë edhe patrullimet dhe ai mendon se britanikët janë ushtarët që më së miri do ta kryejnë punën e vet në kufi.

Nga ana tjetër ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se ekziston rreziku që në vend të ketë sulme terroriste si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por, sipas tij, nuk mund të ketë luftë klasike

Canaj ka thënë se Serbia nuk do të dëshirojë që të bjerë në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi.

“Jam shumë i sigurt që Serbia nuk do të dëshirojë që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi. Vuçiqi e di se do t’i kushtojë ajo. Mirëpo mund të ketë këso eskalime të vogla përmes grupimeve sikur që ndodhën në Banjskë, por luftë në kuptimin klasik nuk e besoj”, ka thënë Cana./rtvd

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?