Mbi 2000 kg duhan janë konfiskuar sot në fshatin Uglare të Komunës së Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se konfiskimi i duhanit është bërë sot rreth orës 15.00.
Sasia e konfiskuar është dërguar në doganë, teksa nuk ka ndonjë person të arrestuar.

