KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja po shqyrton mundësinë e shtimit të pranisë ushtarake në Kosovë
Politikë

NATO-ja po shqyrton mundësinë e shtimit të pranisë ushtarake në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:49 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se aleati transatlantik po shqyrton mundësinë e një pranie ushtarake më të qëndrueshme në Kosovë, pasi vendi ka pësuar tensione të vazhdueshme, veçanërisht në veri.

Deklarata e Stoltenberg erdhi pas takimit në Samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari i NATO-s është shprehur i shqetësuar për dhunën serioze në veri të Kosovës dhe ka deklaruar se NATO është përkushtuar në rritjen e stabilitetit në rajon.

“Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 trupa në Kosovë, dhe jemi duke shqyrtuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë,” ka deklaruar Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përcaktuar se dy vendet duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Stoltenberg ka shtuar se për një zgjidhje të qëndrueshme, Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, ka deklaruar tutje Stoltenberg.

Ndërkohë, pritet që NATO të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë në bashkëpunim me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?