KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mirëpritet formimi i Agjencisë së Inteligjencës në kuadër të FSK-së
Siguri

Mirëpritet formimi i Agjencisë së Inteligjencës në kuadër të FSK-së

Kosova News
Kosova News 12:04 -26/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Formimi i Agjencisë së Inteligjencës e Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), po shihet si hap esencial dhe shumë i nevojshëm në kohën kur Kosova është duke u përballur me kërcënime nga Serbia.

Njohës të çështjeve të sigurisë theksuan se kjo agjenci do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare.

Ata kanë thënë se Agjencia e Inteligjencës, e cila do të funksionojë në kuadër të FSK-së, nuk do ta minojë rolin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) por sipas tyre, do të jetë një ndihmesë për të pasi ato do të jenë hallka të lidhura të sigurisë.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se krijimi i AISM-së është hap i duhur në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë së vendit. Sipas tij, është në domenin e ushtrisë që të ketë një mekanizëm të tillë, i cili mbron asetet nacionale të Kosovës.

“Sa i përket çështjes së krijimit të Agjencisw sw re ushtarake në kuadër të ushtrisë së Kosovës, FSK-së, unë mendoj se ky është një hap i duhur në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë. Meqenëse tani në kuadër të Kosovës kemi disa mekanizma që merren me informacione të klasifikuara, kjo do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, të cilët i ka ushtria e Kosovës”, tha ai.

Shala ka shtuar se kjo agjenci nuk e minon rolin e AKI-së, sepse ato veprojnë në vetëveprimtari të ndryshme.

“Sipas projektligjit qw ka kaluar në lexim të parë, është në fushën e bashkërendimit dhe bashkëpunimeve, nuk e minon aktivitetin e AKI-së, sepse fushëveprimit janë të ndryshme. Ku dihet që AKI-ja ka pjesën civile, ka pjesë e sigurisë që atakon sigurinë nacionale, ndërsa kjo pjesë e Agjencisë se Inteligjencës ushtarake ka kryesisht aktivitetin e saj ne kuadër të komponentës ushtarake të Kosovës”, tha ai.

Arben Dashevci, njohës i çështjeve sigurisë, tha se krijimi i AISM-së është esencial, pasi FSK-së i duhet kjo agjenci për të mbrojtur territorin e vendit dhe për të ofruar siguri qytetarëve.

“Unë do ta quaja esenciale jo vetëm të rëndësishme. Ne jemi shtet i pavarur edhe sovran, ne kemi ushtrinë dhe policinë por e kemi edhe AKI-në. Ushtrisë i duhet inteligjenca për mbrojtjen e vendit, sepse do të shërbejë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në çfarë situate ndodhemi ne, kjo është esenciale të krijohet kjo Agjenci për Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të ushtrisë së Kosovës, momentalisht të FSK-së”, tha për EO, ai.

Dashevci shtoi se formimi i AISM-së nuk do ta minoj rolin e AKI-së pasi ato janë zinxhirë të lidhura.

“Aspak nuk minohet roli i AKI-së, AKI-ja bashkëpunon në mënyrë perfekte me Ministrin e Punëve të Brendshme, AKI-ja do të bashkëpunojë edhe me Agjencisë e Mbrojtjes në këtë rast të ushtrisë, sepse janë zinxhirë të lidhur, janë hallka të lidhura që dëshmojnë shteti e pavarur dhe sovranë të Kosovës”, tha ai. 

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kosova News 26/11/2023 26/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?