Dy persona janë gjetur të vdekur të premten në rajonin e Prishtinës.
Në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe në QKUK është konstatuar se ka vdekur.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Kurse në fshatin Komoran, u raportua po ashtu se një person u gjet i shtrirë në rrugë, ku më pas u konstatua se ka vdekur.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.


