KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për 10 muaj mbi 5 mijë vjedhje, sipas ekspertëve kushtet socio-ekonomike ndikuan në rritje të numrit të vjedhjeve
Siguri

Për 10 muaj mbi 5 mijë vjedhje, sipas ekspertëve kushtet socio-ekonomike ndikuan në rritje të numrit të vjedhjeve

Kosova News
Kosova News 11:56 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3,502 vjedhje, 2,223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.

“Ky numër është shqetësues por vlen të theksohet se edhe më herët ka qenë shqetësues. Si shembull konkret se sa shqetësuese është ne e kemi rastin në Ferizaj, kur ndodhi plaçkitja atje dhe e pame se për çka janë në gjendje të bëjnë këta grabitës, ose këta kriminel. Duke i parë edhe statistikat e përdorimit të substancave narkotike, delikuentet bëjnë çdo gjë që të arrijnë deri të ajo drogë ose substancat tjera narkotike dhe për këtë janë në gjendje që të plaçkitin dhe të bëjnë vjedhje të rënda, pa i menduar pasojat. Definitivisht se kjo ka të bëjnë edhe me situatën ekonomike”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, tha se numri kaq i madh i vjedhjeve është duke ndodhur për shkak se Policia është më shumë e fokusuar në pjesën veriore të vendit, për këtë ai ka thënë se kriminelët po i shfrytëzojnë këto raste.

“Tani në situatën në të cilën po jetojmë edhe problemet që po paraqiten sidomos situatat konfliktuoze që munden me ardhë deri teke një lufte mesë Serbisë dhe Kosovës, krejt opinioni është i orientuar për këtë çështje të mbrojtjes se sovranitetit të Kosovës. Dhe në këtë situatë gjithsecili mundohet me i shfrytëzuar situatat e veta edhe kjo strukturë e këtyre njerëzve që merren me krime janë permanent edhe ecin ne hap me kohën sepse shfrytëzojnë kohën. Tash ne një numër të madh të policisë i kemi të orientuar edhe i kemi dërguar atje në mbrojtjen e sovranitetin në pjesën e veriut”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se për këtë një kritik të madhe duhet që t’i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi sipas tij, ajo duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës.

“Është një kritik e madhe që duhet me ja drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se e kemi situatën siç e kemi. Ministria duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës. Luftimin e krimit duhet të bëhet në mënyrë permanente, në ato pjesë që ndodh më shpesh ato vepra duhet edhe me u përgjigj. Nga ana e policisë kërkohet që non-stop të është i mbuluar tereni sidomos në ato vende ku shpesh herë përsëriten. Normal që gjithë ndërlidhet me shkaqet ekonomike, institucionet e sigurisë në mënyrë permanente ti përcjellin këto, t’i kenë me vigjilent detyrat e tyre”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Djali i Sabit Gecit, ther me thikë kolegun e tij të punës në Postën e Kosovës dhe arratiset

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

OEK reagon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

ZRrE: Gjykata refuzoi dy raste për masë ndaj tregut energjetik

Vdekja në Lipjan, Kurti kërkon hetim, anti-fushata ndaj Policisë e dëmshme

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

“Nuk kam parë kurrë një fëmijë si ai”, Kroos krahason zhvillimin e Yamal me atë të tij në moshën 17 vjeçare
15:32 -09/07/2025
Djali i Sabit Gecit, ther me thikë kolegun e tij të punës në Postën e Kosovës dhe arratiset
15:29 -09/07/2025
Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje
15:28 -09/07/2025
Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit
15:23 -09/07/2025
OEK reagon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
15:20 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?