KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton Kosovën
Politikë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:50 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës.

Në të njëjtën ditë, më 19 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku thuhet se gjatë qëndimit në Prishtinë do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

“Rusia po përgatit luftë në Ballkan”, BE e shqetësuar, Stano: Pajtohemi me presidentin ukrainas, Rusia po bën gjithçka që…

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët nga rajoni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministri i Malit të Zi,  Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

Ndalohet një serb te Dheu i Bardhë, i sekuestrohen një shufër metalike, elektroshok dhe sprej

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës
11:54 -12/05/2025
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin
11:26 -12/05/2025
LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
11:08 -12/05/2025
Ndalohet një serb te Dheu i Bardhë, i sekuestrohen një shufër metalike, elektroshok dhe sprej
10:55 -12/05/2025
Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona
10:29 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?