KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia në bashkëpunim me FFK-në, ndërmarrin masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë – Izrael
Siguri

Policia në bashkëpunim me FFK-në, ndërmarrin masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë – Izrael

Kosova News
Kosova News 12:40 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të gjithë akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izrealit.

Me datën 12.11.2023 në orën 20:45, në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese në kuadër të UEFA-s për kualifikime EURO2024, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, andaj përmes kësaj komunikate të përbashkët të PK-së dhe FFK-së, njoftohen mediat dhe opinioni i gjerë se:

Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm.

Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim:

Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,

Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,

Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,

Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,

Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj.

Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.

Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.

Përveç tjerash përfshihen edhe rregullat për hyrje në stadium, andaj nga qytetarët/pjesëmarrësit në stadium që kanë siguruar bileta kërkohet që të kenë parasysh dhe t’iu përmbahen rregullave të parapara duke përfshirë:

Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:

Mjetet piroteknike,

Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

Reklama

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

Ombrella,

Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

Kamera profesionale dhe video kamera,

Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin.

Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Gjithashtu lexoni:

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit

Rrëfim i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube

Man City e nis me fitore Kupën e Botës për klube, mposht me golat e pjesës së parë Wydadin

Kosova News 11/11/2023 11/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
09:22 -19/06/2025
Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret
09:03 -19/06/2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
08:25 -19/06/2025
Sot përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit
08:23 -19/06/2025
CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?