KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja për emigrantët, Rama: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet
Rajon

Nënshkruhet marrëveshja për emigrantët, Rama: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet

Kosova News
Kosova News 17:09 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar marrëveshjen për emigrantët.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, ku Rama e Meloni folën rreth kësaj marrëveshje.

Rama ka thënë se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së.

Sipas Ramës, Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet evropian. Ne jemi në Evropë, jemi një shtet evropian. Kjo nuk na pengon për të parë botën si evropianët. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, Meloni ka thënë se Italia do të jepte kontribute financiare për të realizuar këtë marrëveshje.

“Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuuar financiarisht. Refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen mes atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund të arrijë 36 mijë persona në muaj. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, ka thënë Meloni.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?