KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi
Lajme

Kryeministri Kurti: Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi

Kosova News
Kosova News 22:18 -05/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Ka qenë një filozof i shquar danez, Soren Kierkegaard, i cili shkruante se “kur vritet një diktator, regjimi i tij përfundon, e kur vritet një idealist, rendi i tij fillon”. Vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës e jashtë saj, para luftës, apo në fushëbeteja gjatë luftës, solli rendin e tyre që e ka emrin liri. Ndërkaq vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe e Astrit Deharit, pas luftës, i shtuan lirisë sonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë. Në dy dekadat e para të këtij shekulli, Kosova ndonëse vend i çliruar, nuk konsiderohej vend demokratik dhe as me sundim të ligjit”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë  se drejtësinë për Astritin “mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit”.

“Kurrë nuk duhet harruar, se pa sakrificën sublime përballë padrejtësisë, nuk vjen drejtësia. Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi. Ajo mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harrojë e nuk do të harrohet”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë  në homazhe për aktivistin, Astrit Deharin, i cili sipas Kurtit “është mbytur në burg, ku mbahej padrejtësisht e për arsye politike, shtatë vjet më parë”.

Kurti, Astrit Deharin, e ka kujtuar si një student të shkëlqyer të mjekësisë, e me rezultate shumë të larta.

“Ka qenë një filozof i shquar danez, Soren Kierkegaard, i cili shkruante se “kur vritet një diktator, regjimi i tij përfundon, e kur vritet një idealist, rendi i tij fillon”. Vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës e jashtë saj, para luftës, apo në fushëbeteja gjatë luftës, solli rendin e tyre që e ka emrin liri. Ndërkaq vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe e Astrit Deharit, pas luftës, i shtuan lirisë sonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë. Në dy dekadat e para të këtij shekulli, Kosova ndonëse vend i çliruar, nuk konsiderohej vend demokratik dhe as me sundim të ligjit”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë  se drejtësinë për Astritin “mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit”.

“Kurrë nuk duhet harruar, se pa sakrificën sublime përballë padrejtësisë, nuk vjen drejtësia. Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi. Ajo mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harrojë e nuk do të harrohet”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë  në homazhe për aktivistin, Astrit Deharin, i cili sipas Kurtit “është mbytur në burg, ku mbahej padrejtësisht e për arsye politike, shtatë vjet më parë”.

Kurti, Astrit Deharin, e ka kujtuar si një student të shkëlqyer të mjekësisë, e me rezultate shumë të larta.

Fjalimi i plotë i kryeministrit:

Fjala ime e plotë në mbledhjen e sotme me pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!; ky aktivitet nga sot do të jetë i përvitshëm:

Të dashur aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Sot është data 5 nëntor, dhe ne po vijmë në këtë aktivitet pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt në burg, ku mbahej padrejtësisht e për arsye politike, shtatë vjet më parë.

Ka qenë një filozof i shquar danez, Soren Kierkegaard, i cili shkruante se “kur vritet një diktator, regjimi i tij përfundon, e kur vritet një idealist, rendi i tij fillon”. Vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës e jashtë saj, para luftës, apo në fushëbeteja gjatë luftës, solli rendin e tyre që e ka emrin liri. Ndërkaq vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe e Astrit Deharit, pas luftës, i shtuan lirisë sonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë. Në dy dekadat e para të këtij shekulli, Kosova ndonëse vend i çliruar, nuk konsiderohej vend demokratik dhe as me sundim të ligjit.

Kurrë nuk duhet harruar, se pa sakrificën sublime përballë padrejtësisë, nuk vjen drejtësia. Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi. Ajo mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harrojë e nuk do të harrohet.

Astrit Dehari, dhe kjo duhet përmendur sa herë që flasim për të, ka qenë një student i shkëlqyer i mjekësisë, me rezultate shumë të larta. Ka qenë i apasionuar pas fushës së tij studimore, por ka qenë edhe aktivist i mjekësisë. Bashkë me studentë të tjerë, ai organizonte grupe që kryenin vizita shëndetësore falas në lagjet e varfra të kryeqytetit të Kosovës. Këto janë vlera të mëdha njerëzore, kaq të thjeshta për t’u bërë, por kaq fisnike kur bëhen. Astriti sot i mungon Lëvizjes si një aktivist i palodhshëm dhe i patrembur që ka qenë. Por ai i mungon edhe Kosovës, sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona, e në politikbërjen për shëndetësinë për Kosovën. E pra, nëse e respektojmë Astritin, nuk mjaftojnë lulet, fjalët e bukura dhe as shkrimet për të. Sidomos nga ju aktivistët e rinj e të reja të Lëvizjes, që sot jeni të organizuar në Rininë për VETËVENDOSJE!, pra në RVV, sepse tani pritet nga ju që edhe të studioni mirë e me rezultate sa më të larta, por edhe të ofroni punën tuaj vullnetare në të mirë të komunitetit e të popullit tonë. Vetëm kështu jemi të gjithë Astritë, duke kërkuar nga vetja maksimumin, duke dashur profesionin dhe studimet tona, por njëkohësisht duke dashur popullin nga i cili vijmë e të cilit i përkasim.

Në shumë fjalime e lexime do të mund ta keni gjetur një citim shumë të famshëm, nga prijësi i rezistencës së padhunshme në Indi, Gandi. Ai i thoshte mbështetësve të vet: “Be the change that you wish to see in the world”, pra bëhu ti vetë ndryshimi, bëhu ti ai ndryshim që dëshiron të sjellësh në vendin tënd, ta shohësh në botën tënde.

Të dashur aktivistë, përfaqësues të strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! anembanë Kosovës, kryetarë të pikave e të qendrave tona, asambleistë, deputetë, ministra, zëvendësministra, anëtarë kryesie. Ne kemi fituar zgjedhjet në 6 tetor 2019, kemi fituar përsëri me 50.2% të votave në 14 shkurt 2021, e me siguri do të fitojmë edhe zgjedhjet e tjera më së voni në vitin 2025. Por arsyeja pse angazhohemi së bashku në politikën tonë kosovare dhe kombëtare, nuk është fitorja e zgjedhjeve. Ne jemi angazhuar dikur edhe kur nuk merrnim pjesë në zgjedhje. Arsyeja e angazhimit tonë është dëshira e zjarrtë për ndryshim demokratik. E pra, sot që kemi fituar, është e kuptueshme dhe e dukshme vërtetësia e fjalëve të Gandit. Ndryshimin mund ta sjellim vetëm nëse jemi ne ndryshimi.

Dhe këtë duhet ta kërkojmë nga vetvetja përditë, në punën tonë organizative dhe politike. Për ta mundur korrupsionin, duhet që vetë ne të mos vuajmë nga lakmia e nga zilia. Për ta mundur paaftësinë, duhet që vetë ne të jemi modestë e të hapim rrugën për profesionistët. Për ta mundur prapambetjen, duhet që vetë ne të sfidohemi e të largohemi prej rehatisë, prej zonës së komfortit.

Nëse shohim të dhënat dhe raportimet nga monitoruesit ndërkombëtarë, qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në nivel qendror është pakrahasueshëm më e mirë se çdo qeverisje tjetër. Edhe qeverisja lokale, në gjashtë komunat ku qeverisë VETËVENDOSJE!, reflekton të njëjtat cilësi pozitive, sepse ia ka mbyllur derën korrupsionit dhe ia ka hapur derën punëve të mira.

Por në asnjë mënyrë nuk bën të ndihemi rehat, sikur e kemi përmbushur misionin. Kemi ende shumë sfida përpara, dhe ende jemi në hapat e parë. Ndryshimi që ne dëshirojmë të sjellim në Kosovë, për të kapur hapin e zhvillimit të vendeve evropiane, është ende vetëm në fillimet e tij. Prandaj, së bashku na duhet angazhim në struktura, që të zgjerohet komunikimi ynë me popullin, që të denoncohet e të parandalohet çdo veprim i gabuar, që të kuptohen drejt nevojat dhe mundësitë që kemi, e që të ecim së bashku drejt zhvillimit progresist.

Pikat tona janë niveli i parë i organizimit që ne kemi, janë themeli i Lëvizjes në të gjithë fshatrat dhe lagjet e Kosovës. Pikat duhet të jenë forum ku duhet të aktivizohen sa më shumë edhe deputetët e ministrat e zëvendësministrat, edhe anëtarët e kryesisë.

Çka janë disa nga detyrat e pikave, cila është puna politike që duhet të zhvillojnë pikat tona, ose më mirë, cilat janë detyrat e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-së sot. Ka njerëz cinikë që thonë se tash VETËVENDOSJE! është në pushtet, e nuk ka nevojë për aktivizëm, mirëpo kjo nuk qëndron.

Së pari, nga aktivistët e angazhuar në pikat e VETËVENDOSJE!-së, duhet të fillojë një punë me qytetarët, që ata të ndihmohen të kuptojnë më mirë se çka janë detyrat e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, e çka mund të kërkohet prej këtyre niveleve të qeverisjes. Është e padrejtë por edhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari. Kjo kërkesë i përket mendësisë së vjetër, asaj që ne duam e po e tejkalojmë. Por, qeverisë qendrore e asaj lokale mund t’i kërkohen projekte zhvillimore e infrastrukturore, mund t’i kërkohet ndihmë për zbatim të ligjit, për rritje të cilësisë në shkolla e klinika, e shumë gjëra të tjera si këto. Për të arritur këto synime, hapi i parë nuk është që ju si pika të trokisni në derën e qeverisë, ai duhet të jetë hapi i fundit. Hapi i parë është të organizoni komunitetin, lagjen apo fshatin tuaj, të gjeni fjalën e përbashkët, çështjen thelbësore, temën kryesore, të thërrisni deputetët, e asambleistët, zyrtarët e ekspertët e çështjes që duhet t’i kontaktoni, jo një herë, shumë herë, shumë herë saqë vazhdimisht, dhe pastaj së bashku ejani në qeveri, që të gjejmë sërish së bashku zgjidhjen më të mirë.

Së dyti, nga ju, që jeni përfaqësuesit tanë të përditshëm në lagjet e fshatrat e Kosovës, ne presim angazhimin që së bashku të identifikojmë liderët lokalë, drejtuesit e rinj, që do të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidatë për asamble komunale, apo edhe për kryetarë e drejtorë komunash. Këta liderë të rinj lokalë, mund të jenë tashmë drejtues në qendrat tona dhe kjo është pikënisja, por mund të jenë edhe të tjerë. Kriteri përcaktues për ta duhet të jetë angazhimi i tyre i përditshëm. A janë aktivë dhe a janë kreativë. A takojnë pa u ndalur qytetarë, jo vetëm shoqe e shokë të tyre, por edhe të tjerë. A prodhojnë propozime me vlerë ideore dhe konkrete, për drejtësi në shoqëri e për zhvillimin socio-ekonomik. A prodhojnë kritikë konstruktive që synon ofrimin e zgjidhjeve. A janë karaktere që kanë më të madh pasionin se ironinë, e më të lartë vetëdijen se mllefin.

Të dashur shoqe e shokë të Lëvizjes, unë e di që për secilin nga ne këtu ashtu siç ka edhe njerëz që e mbështesin, ka edhe njerëz që e kritikojnë. Ka edhe tendenca për t’u krijuar grupe, grupacione në mbështetje të një kandidature të mundshme, apo në mbështetje të dikujt tjetër. Por, për sa kohë që na bashkon Lëvizja dhe ideali kombëtar, këto grupacione duhet të tejkalohen. Nuk bën të shkojmë në 2025, pa e patur të përcaktuar qysh përpara se cilët do të jenë kandidatët tanë. Dhe që kandidatët tanë të fitojnë, pra të fitojnë sepse fiton populli, e jo të përfitojnë që të fitojnë vetëm ata, ne e kemi të domosdoshme që ne të jemi të parët që i forcojnë e fuqizojmë ata dhe ato. Nuk mund ta mbështesin një kandidate ose një kandidat tonin të tjerët, pa e bërë këtë gjë ne sëpari, vet. Sepse nëse kritika apo indiferenca e brendshme bëhet zakon, atëherë ta vështirësojnë fitimin e zgjedhjeve lokale për VETËVENDOSJE!-n dhe qytetarët. Merrni shembull nga zgjedhjet qendrore, aty ku ka bashkim rreth një udhëheqësi, ka sjellur fitore masive, aty ku ka bashkim, aty ka fitore. E kuptoj që mund të keni kritika të vazhdueshme për dikë apo edhe për ndokënd tjetër, por mos harroni, më mirë është një kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me të cilin ndoshta nuk pajtoheni 20%, sesa një kryetar komune nga ndonjë parti tjetër, me të cilin ndoshta nuk pajtoheni në 60% të gjërave.

Së treti, të dashur bashkëveprimtarë, nuk duhet të harrojmë diçka: angazhimi politik do të thotë aktivitet i dendur. Pra do të thotë organizim takimesh dhe pjesëmarrje në takime. Do të thotë lexim e studim e analizë. Pikat tona e qendrat tona duhet të mblidhen e të diskutojnë, sepse pa diskutim nuk ka as politizim dhe as socializim. Nuk e kam fjalën këtu që të mblidhen atje në fshat e në lagje dhe të diskutojnë çështje të mëdha ndërkombëtare gjeopolitike, por mbi të gjitha të diskutojnë për çështjet e tyre lokale të jetës së përditshme, të komunitetit ku bëjnë pjesë edhe vetë këta aktivistë. A është prioriteti numër një në fshatin tonë ndërtimi i një rruge, apo i një çerdheje, apo rritja e subvencionit për bujqësi? A është prioriteti numër një në mëhallën tonë ndërtimi i një biblioteke, apo mos ndoshta ka më shumë nevojë për një park me një lulishte të vogël, apo mos është problem më i madh çështja e mbeturinave. Këto duhet të jenë diskutimet tona të çdo javshme, dhe këto duhet të prodhojnë analiza, tekste, të cilat dërgohen në qendër, e pasi që diskutohen duhet të vijnë për diskutim edhe në nivelin e tretë radhazi, pra në kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto janë detyrat e pikave tona: më shumë takime me më shumë qytetarë; përcaktim dhe fuqizim i liderëve lokalë brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!; dhe më shumë mbledhje, më shumë diskutime, më shumë studime, më shumë analiza, brenda pikave e qendrave tona. Mos e harroni edhe një parim tjetër, të cilin sërish e ka thënë Gandi,: “Askush nga ne nuk mund ta dijë me siguri se sa rezultate do të ketë puna dhe përpjekja jonë, por me siguri dihet që nëse dikush nuk punon, rezultati do të jetë zero”. Nuk e dijmë të arriturën e përpjekjes, por e dijmë që do të na mungojë e arritura nëse na mungon paraprakisht përpjekja. E di shumë mirë se askush nga ju këtu nuk është tek rezultati zero, edhe unë, secilit e të gjithë juve u jam shumë mirënjohës e falënderues për punët e mëdha që duhen të vogla e që i bëni përditë, anembanë Kosovës e shumica e të cilave mbase edhe nuk shihen e nuk vërtetohen asnjëherë, por thirrja ime është që të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë tek nota dhjetë, pra të shkojmë tek dhjetëshi. Asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë.

E meqë ra fjala për dhjetëshin, para se të flas për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë, dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, dhjetëshin e UÇK-së, Rexhep Selimin. Rexhep Selimi apo më saktë, e më dashur e më drejt, Rexha, tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputet i yni qysh në 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish-kryetar i grupit tonë parlamentar, ish-anëtar i kryesisë, të cilin mezi presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme për Lëvizjen tonë e për mbarë kombin tonë. Mbetemi të patundur në bindjen se UÇK-ja e drejtë, është edhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara, ende peshojnë dhe ende dëmtojnë. E nderuar zonja Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-luftëtarja e UÇK-së dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, ia përcjellni atij, ju lutem, përshëndetjet tona më të përzemërta.

E tash, të nderuar miq, flasim edhe për qeverisjen tonë të mirë e demokratike. E di se mund të duket se po flas shumë për qeverinë dhe sukseset e saj, në rrjete sociale, e në çdo fjalë e fjalim, në takimet me qytetarët e ndërkombëtarët, mirëpo më besoni, kurrë nuk po flasim sa duhet.

Duhet të flasim më tepër për qeverinë tonë dhe punët e mira që po bëjmë. Ato janë prezantimi më i mirë për të gjithë aktivitetin tonë. Ato i japin kuptim protestave që kemi bërë, rezistencës sonë, kritikave tona, ideve tona, dhe aktivizmit tonë. Qeverisja jonë është praktika e mirë që vjen si pasojë e teorisë së mirë që kemi shkruar kur kemi qenë në opozitë. Nuk është çështje proze a poezie, por çështje praktike e teorie. Jemi konsistentë me idealet tona, me idetë e programin tonë, nëse sot e tregojmë para gjithë botës e me krenari, që puna po jep rezultate të mira, duhet ta theksojmë e përsërisim edhe në mesin tonë, edhe në mesin e qytetarëve të Republikës sonë.

Bruto Produkti Vendor i Kosovës kur ne erdhëm në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro, e në vitin që vjen do t’i kalojë 10 miliardë euro. Për katër vjet do t’i bije që BPV është rritur për gati 50%.

Buxheti i shtetit në 2024-shin do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, apo gati buxheti vjetor i shtetit, sa 1/3 e BPV të Kosovës.

Janë dyfishuar si investimet e huaja ashtu edhe eksportet. 226 ndërmarrje vendore i kemi ndihmuar për promovimin ndërkombëtar të prodhimeve e shërbimeve që ato ofrojnë duke i dërguar në plot 33 panaire ndërkombëtare. Për të rinjtë e talentuar dhe kompanitë e reja, që njihen më shumë si “start up”, kemi mbështetur me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, një hapësirë ndër më modernet në rajonin tonë. Ndërkaq, me 2.5 milionë euro kemi ndërtuar infrastrukturë në mbështetje të bizneseve në parqet industriale të Vushtrrisë, Suharekës, Vitisë dhe Lipjanit.

Me Bashkimin Evropian kemi nënshkruar një marrëveshje për përfshirjen e Kosovës në programin e Tregut të Përbashkët Evropian. Ky program me vlerë 4.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027 i dedikohet organizatave e bizneseve, me qëllim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Ndërkohë, kemi filluar negociatat për marrëveshje të tregtisë së lirë me Zvicrën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Islandën dhe EFTA-n. Kjo do të favorizojë eksportet e prodhimit kosovar, por edhe rritjen e cilësisë së prodhimit e rritjen e rrogave në sektorin privat.

Ekonomia sot është gjithnjë e më shumë e digjitalizuar, dhe në këtë aspekt nuk mbetet pas Kosova. Sot, mbi 150 shërbime ofrohen në e-Kosova, aty përfshihen certifikatat e gjendjes civile, ato të pronës, gjobat e trafikut e obligimet tatimore, regjistrimet e veturave, aplikimet për shtesa e për benefite të ndryshme, dhe shumë të tjera. Pra, fare lehtë, nga telefoni, secili prej jush e të gjithë qytetarët, mund të mbarosh punë pa patur nevojë të humbësh kohë në zyra e në radhë të gjata. Avancimi në rrafshin e digjitalizimit ndihmon individët dhe bizneset e Kosovës, e rrit transparencën dhe e asgjëson mundësinë për ryshfet. Ky avancim është njohur edhe nga Banka Botërore, e cila e ka ngritur Kosovën në vlerësimin e saj nga kategoria C, në kategorinë B, sa i përket fokusimit në qeverisjen digjitale.

Në vitet 2023-2027 ne do të investojmë 48 milionë euro në strategjinë për e-qeverisje, e veç këtyre do të investojmë edhe 9.8 milionë euro për forcimin e sigurisë kibernetike, si interes e siguri kombëtare.

Fokus i qeverisë sonë është edhe përmirësimi e zhvillimi infrastrukturor, që Kosova të jetë sa më e ndërlidhur me rajonin dhe botën, por edhe së brendshmi, të ketë transport cilësor e të lehtë midis regjioneve.

Dje ishim në përurimin e linjës hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë, pra Linjës Hekurudhore 10, ku po investojmë mbi 200 milionë euro e ku do të mundësohet transport cilësor e i shpejtë, me trena mbi 100 km/h, teksa më parë trenat më të shpejtë kanë qenë më të ngadaltë se 60 km/h. Linjat e brendshme hekurudhore po përparojnë, në projektet rehabilituese dhe shpejt aty do të sjellim edhe trena cilësorë. Përveç kësaj, projekt ku jemi përqendruar e ku tashmë kemi financuar fizibilitetin bashkë me qeverinë e Shqipërisë, është hekurudha Prishtinë-Durrës. Me po aq interes për neve janë edhe akset, rruga Prizren-Tetovë, që është në fazë prokurimi, si dhe ato Deçan-Plavë e Pejë-Rozhajë, për të cilat tashmë kemi marrëveshje me Maqedoninë e Veriut, respektivisht me Malin e Zi.

Kur flasim për hekurudhat dhe rrugët që na lidhin me shtetet e tjera, nuk duam të themi se rrugët vendore, të brendshme, nuk janë prioritet për qeverisjen tonë. Mbi 75% të punimeve kanë përfunduar tashmë për autostradën Gjilan-Prishtinë, dhe vitin tjetër kemi ndarë buxhetin e do të fillojnë punët për pjesën e autostradës Gjilan-Dheu i Bardhë. Vitin e ardhshëm do të përfundojë edhe rruga Dollc-Gjakovë, teksa do të vazhdojnë punimet edhe për segmentet Kijevë-Dollc e Dollc-Zahaq. Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka filluar që nga viti i largët, 2009, por kurrë nuk është bërë, tash ka kaluar në procedura për kontraktim të ri, dhe më në fund do të bëhet realitet. Por kur vjen puna te investimet rrugore, duhet ta nënvizojmë se ne i kemi zvogëluar borxhet e shpronësimeve me 82 milionë euro, dhe e kemi zvogëluar pagesën e mirëmbajtjes pa e zvogëluar cilësinë, për gati 20 milionë euro më lirë. Këto janë para që ne ia kemi kursyer Kosovës, ia kemi kursyer qytetarëve tanë, që si tatim pagues mbushin buxhetin e shtetit, dhe do të përdoren atje ku duhet, e jo për të pasuruar ata që nuk e meritojnë.

Sa i përket arsimit, se këtu ka shumë studentë e profesorë sot, është me rëndësi të thuhet se, kërkesën e kamotshme të studentëve për arsim të lartë falas, ne e kemi bërë realitet siç e kemi pasur edhe në program. Janë 43 mijë studentë që ndjekin studimet master e bachelor falas, duke e realizuar kështu të drejtën e tyre të pakushtëzuar, të drejtën për arsim. Por një gjë për të cilën jam vërtet krenar, si për pak të tjera, është hedhja e hapave të sigurt në drejtimin e sistemit dual. Janë 12 profile profesionale, në gjithsej 21 shkolla e në 14 komuna gjithandej Kosovës. Atje nxënësit marrin edhe dije edhe profesion, duke punuar në bizneset e Kosovës. Duke e lidhur arsimin e aftësimin profesional me tregun e punës dhe nevojat e tij. Ky model është themel i suksesit ekonomik gjerman, dhe jam i sigurt se do të ketë sukses edhe te ne. Deri me datën 24 janar të vitit të ardhshëm, duam që 850 nxënës t’i inkuadrojmë në sistemin dual.

Kemi ndarë 4 mijë bursa studimore brenda e jashtë vendit, prej të cilave mbi 2900 janë në fushat STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë, pra edhe këto në funksion të fuqizimit të ekonomisë sonë. Më shumë se 50% e studenteve në këto fusha, janë vajza, gjë që na bën krenarë sepse tregon se jemi edhe shume më mirë se vetë mesatarja e Bashkimit Evropian në këtë aspekt. Natyrisht, me bursa kemi ndihmuar edhe komunitetet jo shumicë dhe shtresat në nevojë. Kosova i ka 93% shqiptarë, mirëpo i ka edhe 4% serbë, e i ka edhe 3% pakica të tjera, boshnjak, turq, rom, ashkali, egjiptian e goran, të cilët ne i ndihmojmë e i trajtojmë pa diskriminim, për shkak se janë qytetarë të vendit tonë dhe kanë kërkesa e nevoja të cilat duhet t’i adresojnë ata, e duhet t’i plotësojmë ne.

Buxheti për arsim, përfshirë këtu edhe grantin për komuna, do të jetë 20% më i lartë në vitin e ardhshëm sesa në këtë vitin aktual 2023.

Përveç arsimit, fokus i padiskutueshëm për ne është edhe shëndetësia, ku sot i kemi 100 milionë euro më shumë, të dedikuara nga buxheti i Kosovës. Gjatë qeverisjes sonë, me politikat shëndetësore bëmë të mundur tejkalimin e pandemisë me një numër të kufizuar viktimash në raport me popullsinë e përgjithshme, teksa patëm rezultate të larta në shpërndarjen dhe administrimin e vaksinës anti-covid.

Sot që po flasim, në Klinikën e Onkologjisë nuk ka më pritje në radhë të gjata për terapi me rrezatim. Kemi investuar aty 1.9 milion euro për akselerator të ri dhe për rritje të kapaciteteve spitalore. 1.7 milion euro i kemi investuar në neurokirurgji, 1.5 milion euro janë dedikuar për gjinekologjinë në kuadër të ShSKUK-së.

Në Spitalin e Pejës kemi funksionalizuar Rezonancën Magnetike moderne, teksa së shpejti ajo do të funksionalizohet edhe në Prizren. Për vitin 2024 shëndetësia do të marrë 340 milionë euro investime, ndërsa ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet.

Janë katër fusha ku ne jemi përqendruar si askush tjetër, si asnjëherë me parë, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe siguria.

Do të mund të zgjatej ky fjalim i imi edhe një herë më shumë se kaq, e prapë nuk do të mund t’i përmendja të gjithë punët që kemi bërë. Kjo është arsyeja pse në një fletë të formatit A3 i kemi përmbledhur 180 të arriturat e qeverisjes sonë të mirë e demokratike, në 20 fusha të ndryshme, përgjatë 30 muajve të qeverisjes sonë. Por, do të kemi edhe hapësira e raste të tjera për t’i shtjelluar e trajtuar ato. Së bashku do të kemi mundësi të diskutojmë për punët e për sukseset e qeverisë sonë, për sfidat, pengesat e vështirësitë, por le të jenë këto diskutime kur të takohemi nëpër pikat dhe nëpër qendrat tona që e bëjnë dhe e përbëjnë organizatën e Lëvizjes. Organizoni takime, thirrini deputetët e ministrat e zëvendësministrat, e sa herë të kem mundësi, do të vij edhe unë vetë.

Lëvizja jonë, po ashtu edhe qeverisja jonë, janë të pandalshme pavarësisht se kush e si e kur e ku na pengon.

U thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin, as në jug as në veri. Sot u bënë 6 javë që na e vranë rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, por në vitin 2024 do të kemi 600 ushtarë më shumë e 500 policë më shumë, për ligj e kushtetutshmëri, për mbrojtje e për siguri, për Kosovën tonë.

Andaj, të dashur aktivistë, nga cilado komunë që vini, e në cilindo funksion që keni, le të jemi pranë njëri-tjetrit e le ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Le ta vazhdojmë punën organizative e cila e forcon Lëvizjen, sepse ashtu e forcon qeverinë, e forcon Kosovën, e fuqizon edhe shoqërinë, edhe kombin tonë.

Ju falemnderit shumë!

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kosova News 05/11/2023 05/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?