KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontratat në të kaluarën – Gjykata Komerciale detyron RTK-në t’ia kompensojë “Grand Medias” 373 mijë euro në emër të mospërmbushjes së kontratës
Lajme

Kontratat në të kaluarën – Gjykata Komerciale detyron RTK-në t’ia kompensojë “Grand Medias” 373 mijë euro në emër të mospërmbushjes së kontratës

Kosova News
Kosova News 10:46 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhoma e Shkallës së Parë e Gjykatës Komerciale ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e N.SH “Grand Media” dhe ka detyruar Radio Televizionin e Kosovës (RTK), që në emër të dëmit të shkaktuar si pasojë e mospërmbushjes së kontratës, t’ia paguajë të njëjtit shumën prej 373 mijë e 741 euro e pesëdhjetë e katër cent.

Krejt kjo me kamatë ligjore si për mjetet e deponuara në bankat komerciale në periudhë kohore prej një viti, të llogaritur nga data e parashtrimit të padisë, më 28 maj 2014, e deri në pagesën definitive, në afat prej 7 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këtë rast Enis Ujkani pronar i “Grand Media” përmes padisë ka kërkuar 1 milion e 463 mijë e 117 euro kompensim nga RTK-ja për mospërmbushje të kontratës lidhur me transmetimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”.

Ndërkaq përmes këtij vendimi Gjykata Komerciale ka refuzuar si të pabazuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë së N.SH “Grand Media”, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet RTK që në emër të dëmit të shkaktuar si pasojë e mospërmbushjes së kontratës, të ia paguajë paditësit në emër të fitimit të humbur shumën prej 1,339.943.14 € si dhe në emër të fitimit të humbur nga marketingu dhe sponsorët shumën prej 250,066.64 €, me kamatë ligjore sipas normës së interesit vjetor prej 8%.

Në vendimin e Komerciales thuhet se lartësinë e kompensimit gjykata e ka përcaktuar nga ekspertiza financiare e punuar nga grupi i tre eksperteve me të cilën është konstatuar që dëmi material për obligimet pesë mujore të paditësit sipas nenit 14 të kontratës arrin në vlerën prej 340.808,00. € si dhe borxhi i mbetur në emër të faturave të pa paguara nga e paditura arrin në vlerën prej 32,933.54 €, ku në total borxhi dhe fitimi i humbur arrin në shumën prej 373,741.54 €.

Kësaj ekspertize thuhet se gjykata ia fali besimin sepse konstatimet e grupit të ekspertëve përputhen në tërësi edhe me provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Sipas vendimit të gjykatës, në këtë rast nga gjendja faktike e vërtetuar rezulton se gjatë periudhës kohore nga data 1 mars 2011 deri me datën 1 qershor 2012 janë realizuar gjithsej 63 emisione “Kush do të bëhet Milioner”, për të cilat emisione, nga vlera e faturimeve rezulton se i padituri i ka paguar paditësit shumën prej 1,040,616.46 €, duke i mbetur borxh në emër të faturave edhe shumën prej 32,933.54 €, ndërsa pas kësaj periudhe rezulton se nuk ka vazhduar transmetimi i emisioneve të lartcekura.

“Në rastin konkret rezulton se i padituri në mënyrë të njëanshme pa ndonjë arsye dhe pa paralajmërim ka shkëputur kontratën me paditësin, andaj edhe është krijuar baza ligjore për kompensimin e dëmit të pësuar, që ka rezultuar si pasojë e shkëputjes së njëanshme dhe në kundërshtim me Ligjin dhe dispozitat kontraktuese të Kontratës mbi emetimin televiziv”, thuhet në aktgjykimin e shkallës së parë të Komerciales.

Gjykata ka refuzuar dëgjimin e dëshmitarëve B.H., M.L., M.L.1. dhe Nj.N., si dhe propozimin për nxjerrjen e provës përmes ndihmës juridike ndërkombëtare për sigurimin e të dhënave lidhur me përfitimin e paditësit nga imitimi i emisioneve të tij në Maqedoni dhe Shqipëri.

“Meqenëse sipas vlerësimit të gjykatës, dëgjimi i të njëjtëve dhe sigurimi i provave përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, nuk do të kishte ndikim për vendosje në këtë çështje juridike, ndërsa provat tjera të administruara lidhur me këtë çështje juridike, gjykata i ka vlerësuar mirëpo ka gjetur se të njëjtat nuk kanë ndikim për vendosje në këtë çështje juridike”, shkruan në vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Sipas padisë së 28 majit 2014 “Grand Media” me pronar Enis Ujkanin, ka paditur Radio Televizionin e Kosovës për mospërmbushje të kontratës, të cilën e kishin lidhur më 15 mars 2011 për emetimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”, i cili është transmetuar rregullisht dhe ekskluzivisht vetëm në RTK.

Sipas padisë, e paditura ishte e detyruar që për shërbimet e ofruara të auditimit ta paguante shumën prej 1 milion e 463 mijë e 117 euro, e paraparë të paguhet me disa këste. Paditësi thuhet se e ka përmbushur në tërësi kontratën, mirëpo për shkak se e paditura nuk është duke iu përmbajtur kontratës së nënshkruar vazhdimisht, kanë kërkuar që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet eventuale lidhur me realizimin apo mosrealizimin e kësaj kontrate.

Në padi, theksohet se kontrata e lartcekur është valide dhe ende në fuqi dhe se borxhi kontestues rrjedh prej faturave të cilat janë edhe prova të bashkëngjitura në kontratë.

Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon nga gjykata që ta detyrojë të paditurën që t’ia paguajë paditësit shumën prej 1 milion e 463 mijë e 117 euro, me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë deri në pagesën definitive, e gjithashtu t’ia paguajë shpenzimet e procedurës.

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?