KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla: Për dy ditë 256 automjete ndërruan targat ilegale serbe në RKS
Siguri

Ministri Sveçla: Për dy ditë 256 automjete ndërruan targat ilegale serbe në RKS

Kosova News
Kosova News 17:09 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të automjeteve serbe në Kosovë po zhvillohet me sukses, pasi sipas tij, 256 automjete kanë ndërruar targat ilegale serbe në targa të Republikës së Kosovës vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

Nga e mërkura, është hapur një afat 30-ditor i ri për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Hapet edhe në Leposaviq zyra për regjistrimin e veturave me targa RKS

“Me vendim të Qeverisë, nga dje është hapur afati 30 ditorë për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës, RKS. Që nga dje ka pasur interesim të madh të regjistrimit të veturave me ç’rast 256 automjete kanë kaluar nga targat ilegale në targa RKS dje dhe sot”, ka shkruari ai në Facebook.

Këtë të enjte, ministri Sveçla bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për të koordinuar veprimet që do të ndihmojnë qytetarët në këtë proces.

Në kuadër të këtij takimi, është nënshkruar një memorandum mes Agjencionit të Regjistrimit Civil dhe Komunës së Leposaviqit.

Sipas këtij memorandumi, një hapësirë e Komunës së Leposaviqit do të jetë në dispozicion të zyrtarëve të Agjencionit të Regjistrimit Civil për të lehtësuar procedurat e regjistrimit të automjeteve dhe pajisjes me dokumentet e nevojshme.

“Përveç që do të ngrisim kapacitetet në Komunën e Leposaviqit, për të parë nevojat e Qendrave të Regjistrimit vizituam stafin në edhe në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut”, ka shkruar tutje ministri Sveçla.

Ministri Sveçla ka shprehur bindjen se ky proces do të vijojë me sukses dhe ka ftuar të gjithë qytetarët, veçanërisht ata të komunitetit serb, që të regjistrojnë veturat e tyre në Kosovë në ditët në vijim deri me datën 1 dhjetor.

Radhë të gjata para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës – serbët i kërkojnë tabelat RKS

Gjithashtu lexoni:

Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)

Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

15-vjeçari nga Dragashi gjen kuletë me para dhe dokumente, e dorëzon menjëherë në Polici

Shifra shqetësuese në Ferizaj: 44 aksidente trafiku për shtatë ditë, 20 shoferë ndëshkohen me pezullim të patentës

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
17° _ 17°
86%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
31 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit, Dritan Goxhaj, i lexoi kërkesat e protestuesve sot
22:50 -22/06/2026
Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)
22:20 -22/06/2026
Rexhepi përfaqëson Kosovën në Sesionin e 13-të të SEECP PA në Sofje
21:58 -22/06/2026
Erdogan i thotë presidentit iranian të jetë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të sabotuar bisedimet e paqes
21:30 -22/06/2026
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje
20:46 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?