Lëvizja Studentore, Studim, Kritkë Veprim, ka paralajmëruar protestë nga ora 12:00 para Prokurorisë Speciale për të kërkuar drejtësi për ish-aktivisitin tashmë të ndjerë të kësaj organizate, Astrit Deharin.
Astrit Dehari me 5 nëntor 2016 ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Nesër, me fillim nga ora 12:00, protestojmë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë për të kërkuar drejtësi me rastin e 7 vjetorit të vrasjes së ish-aktivistit të SKV-së Astrit Deharit.
#DrejtësipërAstritin”, thuhet në postimin e organizatës SKV, në facebook.


