Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës të mërkurën, duke kërkuar kushte më të mira.
Ata nuk janë të kënaqur me shtesat që i janë ndarë nga Qeveria.
Pjesë e protestës janë edhe pjesëtarët e deminimit.
Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro.


