Drejtori i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Mentor Isufi, ka bërë apel që me rastin e Halloweenit të mos hidhen vezë apo gjësende të tjera në drejtim të autobusëve.
Isufi ka thënë se kanë një përvojë të hidhur ndër vite për këtë festë, pasi që shpesh herë në drejtim të autobusëve janë hedhur vezë e edhe gjësende të forta.
“Ata ndonjëherë përdorin edhe mjetë të forta, në një rast kanë përdorur edhe gurë, ku në këtë rast ka ardhur edhe deri tek thyerja e xhamave, pa dy vjetëve dëmi ka qenë 3-4 mijë euro”, është shprehur në një prononcim për KTV, Isufi.
Ai ka lutur prindërit që të ju sqarojnë fëmijëve dhe të ju tregojnë se kjo festë nuk ka për qëllim dëmtimin e autobusëve apo veturave.


