KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von der Leyen në Mal të Zi: Zgjerimi i BE-së, prioritet i Komisionit Evropian
Rajon

Von der Leyen në Mal të Zi: Zgjerimi i BE-së, prioritet i Komisionit Evropian

Kosova News
Kosova News 11:37 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Mal të Zi në një takim me presidentin, Jakov Millatoviq tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE-në. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë”, tha ajo, shkruan Vijesti.me.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.

“Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo.

Von der Leyen tha se Mali i Zi tani duhet të fokusohet plotësisht në procesin e pranimit në BE.

“Ne duhet ta përfundojmë atë proces së bashku. Mezi pres të takoj kryeministrin e ri pas kësaj konference”, shtoi ajo.

Kryetarja e KE-së tha se me Millatoviqin ka folur edhe për nevojën e “përafrimit të ekonomive tona”. Ajo vuri në dukje se Mali i Zi ka potencialin të jetë një furnizues kryesor i energjisë elektrike në rajon.

“Perspektiva e anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian edhe para vitit 2030 është mjaft realiste dhe e mundshme”, tha presidenti, Jakov Milatoviq.

Millatoviq pas bisedës me von der Leyen deklaroi se më në fund Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës së Bashkimit Evropian “pas shumë vitesh pasiviteti”, dhe kjo sipas tij po ndodh për shkak të angazhimit të presidentes së Komisionit Evropian.

“Vizita e sotme dhe seria e mesazheve inkurajuese të dërguara nga presidentja von der Leyen, na bëjnë të kuptojmë një përkushtim të sinqertë për rigjallërimin e procesit të zgjerimit”, tha Milatoviq.

Ai tha se beson se anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një mesazh i madh për të gjitha vendet kandidate se procesi i zgjerimit është i gjallë.

Millatoviq tha se me von der Leyen ka biseduar edhe për rëndësinë e rivitalizimit të procesit të Berlinit, i cili sipas tij, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Malin e Zi.

Ai tha se beson se Kuvendi dhe Qeveria e formuar sot në mëngjes do ta njohin rëndësinë e momentit politik kur është fjala për perspektivën evropiane të Malit të Zi.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 31/10/2023 31/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?