Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ftesë për një takim nesër në orën 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në aksionin e madh për pastrimin e Kryeqytetit.
“Në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8, “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Trafiku Urban Prishtinë”, ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Takimi: Sheshi “Zahir Pajaziti”. Ora: 10:00. Fokusohemi tek hapësirat e ndotura publike:Vendndalimet e autobusëve, Parkingjet, Hapësirat përreth objekteve publike, Pajsijet logjistike si thasë, doreza, maska, ushqim, uji dhe transporti janë të SIGURUARA. Të dashur qytetarë, ejani nesër ta PASTROJMË PRISHTINËN”, ka shkruar Rama.


