KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania miraton sot rregulloren e re: Kush është pa leje qëndrimi, dëbim i menjëhershëm!
Lajme

Gjermania miraton sot rregulloren e re: Kush është pa leje qëndrimi, dëbim i menjëhershëm!

Kosova News
Kosova News 11:50 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria gjermane i dha dritën jeshile një rregulloreje të re për dëbim të shpejtë të emigrantëve pa leje qëndrimi.

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase.

Janë  rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet.

Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen, u fshihen autoriteteve. Disa kohë më parë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet.

Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit; tani, kabineti qeveritar gjerman ia dha përfundimisht OK-in rregullores së re që parashikon më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft”, burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani.

Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt. Projektligji megjithatë është pritur me kritika edhe brenda koalicionit qeveritar. Disa pjesëtarë te Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbërve i përshkruan këto si ndërhyrje masive në të drejtat themelore të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?