KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Mos liberalizimi i vizave, turp për BE-në
Politikë

Rama: Mos liberalizimi i vizave, turp për BE-në

Kosova News
Kosova News 11:16 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet Shqipëri-Serbi gjatë një interviste për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”. Rama ka thënë se ka marrëdhënie të mirë personale më Presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Gjatë intervistës kryeministri është shprehur se beson që pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë megjithëse theksoi se kjo do kohë.

Pyetje: Beogradi kohët e fundit është kthyer sërish drejt Rusisë. A ju shqetëson kjo?

Edi Rama: Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse.

Pyetje: A keni marrëdhënie të mira me të?

Edi Rama: Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar.

Pyetje: Miliona shqiptarë jetojnë në disa shtete, përfshirë Kosovën. Fakti që Serbia ende nuk e njeh Kosovën a ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE?

Edi Rama: Ne jemi një komb, i njëjti gjak dhe flasim të njëjtën gjuhë. Por, ne jetojmë në dy shtete. Pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë. Kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por, ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim pas.

Rama e quajti një “turp për BE-në” faktin që qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për një vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Pyetje: Qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Çfarë lidhje ka kjo me integrimin më të mirë të Ballkanit Perëndimor?

Edi Rama: Ky është turp për BE-në! Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë. Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?