Dy persona janë prangosur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, pasi që të njëjtit kishin kanosur zyrtarin policor, pasi ky i fundit u kishte shqiptuar një gjobe.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se pas shqiptimit të një gjobe nga ana e zyrtarit policor, të dyshuarit janë mllefosur dhe kanë kanosur zyrtarin policor, njofton policia.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.


