Kosovanews më herët ka raportuar për një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit. Dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, njofton policia. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al


