KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti premton reforma në sistemin e drejtësisë
PolitikëSiguri

Kryeministri Kurti premton reforma në sistemin e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 19:37 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Drejtësi në gjykatore. Drejtësi për viktimat. Drejtësi në trajtim. I tillë duhet të jetë shteti i së drejtës. Të tillë do ta bëjmë me reformat e ndërmarra”.

Këshu ka premtuar  kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një shkrim të tijin në lidhje me reformat në sistemin e drejtësisë.

Kurti foli edhe për Vettingun draftin e të cilit është duke e shqyrtuar Gjykata Kushtetuese.

“Deri më tani kemi finalizuar amendamentet Kushtetuese dhe draftin e parë të Projektligjit për Vetingun. Tashmë po bëhen 8 muaj që Gjykata i ka në shqyrtim. E deri sa të mundësohet Vetingu nga një verdikt i Gjykatës Kushtetuese, puna për drejtësi ka vazhduar”, tha ai.

Kryeministri po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është duke e themeluar Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë

“Po themelojmë Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, për herë të parë nëpërmjet ligjit, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999”, tha ai.

Ai foli edhe për masat që janë marrë në parandalimin e dhunës në familje dhe atë në baza gjinore.

“Dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të mbetet brengë shoqërore dhe institucionale. Për të adresuar atë kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026, krahas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Ligjit për Ndihmë Juridike Falas dhe mbi 10 akte tjera normative. Kurse strehimoret që kujdesen për viktimat e dhunës në familje dhe organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë dhe avokojnë për të drejtat e njeriut, i mbështetëm me 1.6 milion euro gjatë këtij viti”, tha Kurti.

Kurti po ashtu pati kritika edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, ku tha se e ka vonuar byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Zotim programor ka qenë dhe mbetet konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar. Për këtë qëllim përgatitëm dhe miratuam Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Po të mos ishte për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kontestimin e ligjit nga ana e saj në Gjykatën Kushtetuese, tani do të ishim në proces e sipër të kompletimit të stafit të Byrosë, e cila punën do ta fillonte para fundit të vitit. Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?