Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se dekorimi i shkrimtarit, Ismail Kadare me dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, Emmanuel Macron është krenari dhe emocion i veçantë.
Ajo ka shkruar se Kadare nëpërmjet veprës së tij e ka nxjerrë Shqipërinë nga izolimi kulturor.
“Krenarë për shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, që e nxori Shqipërinë nga izolimi kulturor përmes veprës së tij, edhe atëherë arti ishte i burgosur”, ka shkruar ajo.