KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me laps e letër, Shqipërisë i mjafton një pikë, por askush nuk bën llogari – Kërkohet kreu i Grupit E dhe rekordi i pikëve
Sport

Me laps e letër, Shqipërisë i mjafton një pikë, por askush nuk bën llogari – Kërkohet kreu i Grupit E dhe rekordi i pikëve

Kosova News
Kosova News 12:48 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Jemi me dy këmbë në Evropian”, u shpreh presidenti Armando Duka pas suksesit kundër Çekisë.

Nuk ishte një deklaratë në të nxehtë, por një ndjesi e fortë duke parë atë që dhuruan kuqezinjtë, por sigurisht një parashikim i orientuar nga shifrat dhe përballjet në vijim.

Në një kohë kur Shqipëria po shijonte pak nga suksesi i tyre kundër Çekisë, duke përgatitur me qetësi miqësoren kundër Bullgarisë, Polonia ngeci në një barazim 1-1 përballë Moldavisë.

Me një kombinim me më pak fat, Shqipëria do të festonte që të dielën në mbrëmje zyrtarisht kualifikimin për në “Euro2024”, nëse Çekia nuk do të mposhte Ishujt Faroe me një penallti të konvertuar në gol në minutën e 76-të.

387835490 713047754191068 2962081125193067208 N

Pavarësisht këtij fakti, është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash që të sigurojmë një biletë për në Gjermani.

Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve të Sylvinhos i duhet vetëm një pikë, mjafton të mos humbasin përballë Moldavisë për të festuar kualifikimin për herë të dytë në Evropian.

Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Poloni-Çeki, Çeki-Moldavi të dalin barazim.

Në çdo rast, nëse Shqipëria del me pikë të barbara me të gjithë rivalët, do të kalonte më tej, pasi ka shifra më të mira në përballjet direkte.

Grupi E

Këto janë thjeshte projeksione, pasi askush në radhët e kuqezinjve nuk futet në fushë me laps e letër, por në dy sfidat e fundit kërkojnë 6 pikë të plota, për t’u kualifikuar si të parët në Grupin E dhe për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese. Për momentin ndodhemi në krye me 13 pikë në 6 ndeshje.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Kosova News 16/10/2023 16/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?