KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Energjia elektrike është interes kombëtar, siguria energjetike është siguri kombëtare
Politikë

Kurti: Energjia elektrike është interes kombëtar, siguria energjetike është siguri kombëtare

Kosova News
Kosova News 21:40 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se energjia elektrike dhe siguria energjetike janë siguri kombëtare.

Kurti kujtoi dimrin e vitit 2021, për të cilin tha se rikujtoi në mënyrën më brutale brishtësinë energjetike, teksa shtoi se kapacitet prodhuese të Kosovës janë të kufizuara e i përkasin shekullit të kaluar.

“Kurse konsumi i energjisë është rritur në vazhdimësi. Dallimi duhet të plotësohet me import të energjisë. Por importi është shumë i shtrenjtë. Veçanërisht gjatë dimrit. Veçanërisht në ekonominë post-pandemike dhe pas agresionit rus në Ukrainë”.

“Këto dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi punuar në mënyrë metodike për zgjidhjen afatgjate që meriton vendi ynë. Fillimisht ndamë 120 milionë euro për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga rritja e çmimit të energjisë, të shkaktuar nga kriza energjetike”.

“Pastaj, vendosëm themelet për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, duke siguruar 700 milionë euro investime në këtë sektor, në mesin e tyre marrëveshja për bateritë me MCC-në në vlerë prej 237.6 milionë dollarë. Kurse në të njëjtën kohë, kemi nxitur uljen e konsumit të rrymës duke subvencionuar kursimin e saj, dhe rritur efiçiencës përmes masave mbështetëse për pajisje elektrike dhe të ngrohjes”, shkroi Kurti

Më tej, kreu i qeverisë tha se zgjidhja që kanë zgjedhur siguron se në të ardhmen, Kosova do të ketë suhmë prodhim, sidomos nga burime të ripërtërishme dhe më pak shpenzim të rrymës por edhe pavarësi më të madhe nga importi.

“Krahas energjisë, teknologjia dhe inovacionin përbëjnë themelet e ekonomisë së shekullit 21. Vendi ynë tashmë ka një industri të fuqishme të Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit (TIK) dhe me bilanc tregtar pozitiv. Eksporti i shërbimeve të TIK në vitin 2022 ishte rritur për 114% në krahasim me vitin paraprak”.

“Qeveria është e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të TIK në vend. Tashmë kemi 100% mbulueshmëri të zonave të banuara me Internet brezgjerë. Janë alokuar frekuencat për rrjetin 5G. Së bashku me partnerë zhvillimorë jemi në proces të trajnimit të mbi 3,500 të rinjve dhe të rejave në fusha të ndryshme të TIK-ut. Përkrahëm trajnimin në TIK edhe të mbi 900 të tjerëve përmes sistemit të voucher-ëve. Hapëm Parkun e Teknologjisë Digjitale në Prishtinë”, shkroi më tutje Kurti.

Kurti tha se qeveria po investon edhe tetë milionë euro në infrastrukturën dhe zhvillimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

Gjithashtu lexoni:

Alarm për ndotjen në Badoc, kërkohen veprime urgjente për mbrojtjen e ujit

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Kosova News 15/10/2023 15/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
16:22 -21/06/2026
Alarm për ndotjen në Badoc, kërkohen veprime urgjente për mbrojtjen e ujit
15:51 -21/06/2026
Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm
15:48 -21/06/2026
Nisin bisedimet, Vance nuk përgjigjet në pyetjen rreth Netanyahut
15:08 -21/06/2026
Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian
15:04 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?