Gazeta prestigjioze franceze ‘Le Monde”, ka shkruar një artikull rreth aksionit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare”, shkruan kjo gazetë franceze.
Banjska ra përsëri në letargjinë e saj shkruan Le Monde.
“Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando me burra serbë të armatosur rëndë”, shkruan media franceze.
Shkrimi i plotë:


