KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në përurimin e Parkut për Teknologji Digjitale: Vendi ku talenti lulëzon, ku ëndrrat marrin formë dhe ku mundësitë hapen
Lajme

Kurti në përurimin e Parkut për Teknologji Digjitale: Vendi ku talenti lulëzon, ku ëndrrat marrin formë dhe ku mundësitë hapen

Kosova News
Kosova News 17:11 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e Parkut për Teknologji Digjitale “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, investim ky prej 1.2 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë ceremoni të platformës më të re të inovacionit në Kosovë, kryeministri Kurti konfirmoi edhe njëherë së Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndjekur rrugën e vendeve që shfrytëzojnë fuqinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për të krijuar vende pune, për të nxitur rritje ekonomike, dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët.

“Ky investim ka mundësuar transformimin e kësaj ndërtese me sipërfaqe prej 4,000 m2 në një hapësirë moderne e ambient mbresëlënës të dedikuar për zhvillimin e teknologjisë digjitale. Investimi në këtë park teknologjik tregon përkushtimin tonë për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit që janë themele të ekonomisë së shekullit XXI”, deklaroi kryeministri duke shtuar se Parku i Teknologjisë Digjitale duhet të jetë vendi ku talenti lulëzon, ku ëndrrat marrin formë dhe ku mundësitë happen.

Ai bëri të ditur se Parku që është në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i është dhënë në shfrytëzim STIKK-ut edhe për një periudhë 5 vjeçare, me ç’rast do të realizohet mbështetja për zhvillimin e start-up-ëve dhe sektorit të TIK-ut në përgjithësi, si dhe avancimi i bashkëpunimit i të gjitha palëve në kuadër të ekosistemit të inovacionit. 

Përveç këtij parku, kryeministri Kurti njoftoi se qeveria e Republikës së Kosovës me 8 milionë euro investim, së bashku me qeverinë gjermane, me 5 milionë euro investim, janë duke punuar edhe për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren duke përfshirë edhe projekte konkrete në ITP.

“Nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë është themeluar qendra për ekselencë digjitale, në kuadër të së cilës janë krijuar laboratori për printim dhe skanim 3D, qendra e të dhënave të rrjetit akademik dhe kërkimor të Kosovës (KREN), si dhe klasat e pajisura për trajnime në fushën e TIK-ut. Kjo qendër do të vazhdojë të zgjerohet me laborator të TIK-ut edhe me pilotim të 5G”, përmblodhi kryeministri disa nga të arriturat e fundit.

Në këtë fushë pritet të themelohet edhe një celulë e inovacionit në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, ku do të testohet dhe pilotohet zbatimi i teknologjive të reja në sektorin publik. Njëkohësisht, Qeveria me ndihmën e partnerëve zhvillimorë është në proces të trajnimit të mbi 3,500 të rejave e të rinjve në fusha të ndryshme të TIK-ut.

Duke uruar krijimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale, kryeministri përmbylli fjalën e tij duke u shprehur se prioritet i Qeverisë mbetet investimi në shtimin e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të inovacionit.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Parku i Teknologjisë Digjitale është një kërkesë e kamotshme e sektorit të TIK-ut e cila pas një angazhimi të gjatë u realizua me përpikmëri e cilësi të lartë.

“Ky ambient i bukur, është inspirues e frymëzues për të gjithë ata, të cilët do të punojnë këtu”, tha ministrja, duke vlerësuar se ekonomia digjitale është perspektiva më premtuese për zhvillim të hovshëm ekonomik të vendit tonë.

Inaugurimi i këtij inkubatori të biznesit për ndërmarrjet e teknologjisë informative u cilësua si festë edhe nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila u shpreh se ky park pritet të jetë një nga shtytësit kryesor të zhvillimit dhe transformimit të industrisë sonë nëpërmjet zhvillimit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Së bashku me kryeministrin Kurti, të pranishëm ishin edhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Eva Palatova, zëvendësshefe e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, shefi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, Ermal Sadiku, kryetar i Bordit të STIKK-ut, Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK-ut, si dhe anëtarë të Qeverisë e deputetë të Kuvendit.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?