Gazetarja ukrainase Daria Meshcheriakova, ka folur për situatën në Ukrainë dhe propagandën ruse.
Meshcheriakova është në mesin e gazetarëve ukrainas që erdhën në Kosovë, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.
Ndër të tjera, në intervistën për The Geopost, ajo u shpreh se Ukraina po kalon të njëjtën luftë që e kanë kaluar shqiptarët dhe Kosova.
“Por ajo që shoh tani, është se Ukraina po kalon të njëjtën luftë si shqiptarët dhe Kosova.”, ka thënë Meshcheriakova.
Për sa i përket propagandës ruse, ajo është shprehur se ajo është e njëjta me atë serbe dhe se të dyja përdorin të njëjtin mekanizëm e të njëjtat gënjeshtra.
“Ata po përdorin të njëjtin mekanizëm, të njëjtat mjete, të njëjtat gënjeshtra.”, tha ajo.
Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë: