KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja shpalos detaje në Zagreb: Provat që e lidhin lidershipin e Serbisë me sulmin terrorist janë të katër natyrave të ndryshme
Politikë

Presidentja shpalos detaje në Zagreb: Provat që e lidhin lidershipin e Serbisë me sulmin terrorist janë të katër natyrave të ndryshme

Kosova News
Kosova News 13:05 -10/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se provat që e lidhin lidershipin e Serbisë drejtpërdrejt me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, janë të katër natyrave të ndryshme.

Financimi, trajnimi, kontrabandimi dhe konfiskimi i armëve, prodhimi i tyre, janë disa nga provat e mbledhura nga institucionet përkatëse të Kosovës që sipas presidentes dëshmojnë se të njëjtat e lidhin drejtpërdrejt Serbinë me agresionin në veri.

“Të parat janë provat që i kemi mbledhur që disa muaj rresht që kanë të bëjnë me financimin e drejtpërdrejt nga shteti serb të çdo anëtari të dy organizatave terroriste, për këto provat janë mbledhur që një kohë të gjatë dhe Serbia as nuk e fsheh një gjë të tillë, e bëjnë këtë me vendime zyrtare të nënshkruara nga zyrtarët e lartë shtetëror, e para pra është financimi që ka ndodhur për një kohë të gjatë e sidomos për këta muajt e fundit. E dyta është trajnimi që ka ndodhur në baza ushtarake për të cilat janë mbledhur provat nga institucionet tona të sigurisë dhe për këto kemi edhe video incizime nga dronët që terroristët që ikën nga Kosova pas fillimit të sulmit kanë lënë mbrapa, ekzistojnë video-incizime të trajnimeve, ku ministria e Mbrojtjes, ushtria serbe vazhdimisht i kanë trajnuar anëtarët e këtyre organizatave. Ka qenë trajnim i organizuar nga shteti”, tha ajo.

Presidentja Osmani për sulmin terrorist: Presim qartësi strategjike nga ndërkombëtarët dhe ndëshkim të Serbisë – Kishte qëllim aneksimin e veriut

Kontrabandimi i armëve, vlerësohet të jetë kryer përmes rrugëve ilegale duke përdorur automjete të blinduara me shënime të falsifikuara të KFOR-it, thotë presidentja Osmani.

“Çështja e tretë që e lidh drejtpërdrejt dhe më së fuqishmi Serbinë më agresionin në veri, janë armët që janë konfiskuar ato ditë. Ato janë kontrabanduar nëpërmjet rrugëve ilegale në veri të vendit, operacioneve duke përdorur me automjete të blinduara me shënime të falsifikuara të KFOR-it, ato i kanë takuar armatës serbe, ushtrisë serbe por u kanë dhënë atyre shënime apo emra të KFOR-it dhe kanë futur armatim në Kosovë”, shtoi presidentja.

Nga ajo çka është konfiskuar Osmani thekson se dëshmohet se shumica dërrmuese e armatimit është prodhuar në industrinë ushtarake serbe.

Kurse presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Pasi e priti në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti kroat Milanoviq tha në një konferencë të përbashkët për media se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist, duhet aprovim për t’u futur.

Presidenti i Kroacisë godet Serbinë: Në bazën ku u stërvit grupi terrorist serb, s’mund të futesh pa aprovim
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Kroaci (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Kosova News 10/10/2023 10/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë
23:19 -13/06/2026
Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
23:17 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?