Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, ka shkruar Rama.
Nga sulmi i Hamasit të shtunën, mbetën të vdekur 40 izraelitë e mbi 700 të lënduar.


