KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kosova përfituese e përkushtimit të Gjermanisë për paqe e siguri
Politikë

Kryeministri Kurti: Kosova përfituese e përkushtimit të Gjermanisë për paqe e siguri

Kosova News
Kosova News 22:22 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Gjermanisë, e cila u organizua nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri tha se janë mbledhur për të festuar dhe nderuar një moment kyç jo vetëm për historinë gjermane, por edhe evropiane.

“Ndarjes së krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtetudhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri tha se, Republika e Kosovës dhe populli i saj kanë qenë ndër përfituesit më me fat të përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë për dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë. Në këmbim, shtoi më tej ai, ne jemi zotuar dhe kemi punuar pa u lodhur në praktikën e përditshme të ndërtimit, forcimit dhe mbështetjes së unitetit dhe demokracisë në këtë vend.

“Bashkimit të Gjermanisë i ka paraprirë rënia e Murit të Berlinit dhe në Ballkan tani kemi Procesin e Berlinit, samiti i të cilit është më pak se dy javë në Tiranë. Ne besojmë shumë në këtë proces. Ai nuk është vetëm një çelës i vërtetë për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin tonë, por mund të shërbejë si forca lëvizëse e integrimit të plotë në BE për të gjashtë shtetet e Ballkanin Perëndimor – duke shembur muret imagjinare, e për t’u bashkë dhe më të fortë”, tha tutje Kurti.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në dekadat e fundit.

“Me mirënjohje për partneritetin tonë dhe me optimizëm për të ardhmen tonë evropiane, ju uroj Ditën e Ribashkimit”, përfundoi fjalën e tij Kurti.

Kurti uron kancelarin Scholz në 33-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?