KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPM-ja ndalon transmetimin e kanaleve serbe të Arena-s pas shfaqjes së propagandës së Serbisë në “ArtMotion” dhe operatorë tjerë
Lajme

KPM-ja ndalon transmetimin e kanaleve serbe të Arena-s pas shfaqjes së propagandës së Serbisë në “ArtMotion” dhe operatorë tjerë

Kosova News
Kosova News 14:12 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka kërkuar nga operatorët e shpërndarjes që të ndalojë transmetimin e kanaleve të Arena-s.

Kjo masë do të vlejë deri në një vendim tjetër të KPM-së.

Vendimi i KPM sipas kryetarit të Komisionit, Jeton Mehmeti është marrë pasi Kanalet e Arena-s kanë transmetuar përmbajtje që janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.

“Është fjala për transmetim të videomesazheve që vinë nga Serbia që kanë përmbajtje me tekst që glorifikojnë sulmin në veri dhe përmbajnë mesazhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

SKANDALOZE: “ArtMotion” transmetoi kanalet e Serbisë që në ekrane shfaqën ditën e zisë për të nderuar terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku

Sipas tij, këto janë në kundërshtim me nenin 19 të rregullores të KPM-së.

“Veprimi i menjëhershëm është që pas gjetjeve që ato janë transmetuar, që menjëherë të ndalojmë transmetimet e Arena-s për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren dhe cenon sigurinë në vend”, ka thënë Mehmeti

Kjo është mbështetur edhe nga anëtarët e tjerë të KPM-së të cilët e kanë cilësuar si shqetësuese dhe shkelje të rëndë transmetimin e mesazheve të tilla.

Arena sport ritransmetohet nga operatorët kabllorë Artmotion, IPKO, Kujtesa, Telkos dhe MTS.

SKANDALOZE: Propaganda serbe futet në Kosovë përmes “Art Motion” duke i paraqitur “Heronjë” terroristët e vrarë nga policia e Kosovës (Foto)

Në këto kanale disa herë është transmetuar një videospot kërcënues ku në gjuhën serbe shkruan “Pamticemo”, që në shqip do të thotë “do të mbajmë në mend”, duke glorifikuar tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, të cilët ishin pjesë e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës, me ç’rast u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?