KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin në veri
Politikë

AAK insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin në veri

Kosova News
Kosova News 12:46 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka organizuar tryezë diskutimi për të diskutuar në lidhje me situatën e sigurisë pas sulmit terrorist në veri të vendit më 24 shtator, nga i cili u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ngjarja e ndodhur me 24 shtator në Banjskë, të Zveçanit është sulm terrorist dhe kërkoi ndëshkim për Serbinë.

“Ajo që ka ndodh të dielën është terrorizëm, dhe po ashtu edhe Serbia në bazë të të gjeturave kualifikohet si sponsore e terrorizmit. Sponsorët ndëshkohen dhe është interes i që bashkësia ndërkombëtare ta merr një pozicion që të ndëshkohet Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje kërkoi kërkoi hetim ndërkombëtar në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare të merr një pozicion të qartë që të ndëshkohet Serbia për sponsorizoi sulmin terrorist. Për këtë duhet një hetim ndërkombëtar. Pjesa tjetër është që Kosova nuk bënë asnjë herë me humb fokusimin nga obligimet e marra pra nga plani franko-gjerman. Nuk duhet me heq dorë nga qëllimi ynë i arritjes së paqes në Kosovë dhe rajon. I përgëzoj institucionet e vendit për punën që e kanë bërë në ditën kritike”, ka shtuar ai.

Po ashtu edhe Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se sulmi që ka ndodhur me 24 shtator është sulm terrorist i mbështetur nga Serbia.

“Ajo çka është deri më tani kemi të bëjmë fjalë me terrorizëm dhe me Serbin si sponsor të terrorizimit. Unë mendoj se sot situatë e sigurisë sot është stabile por na ka ardhur edhe një mundësi që këtë stablitite të shfrytëzojmë. Është më se e qartë se Serbia si sponsor tani është në një pozicion sa ka qenë të dielën, para kësaj ka qenë me e favorshme se sa Kosova. Tani ajo është në fazën defanzive për t’u shfajësuar nga ky veprim terrorist. Ka humbu fuqia e tyre. Mendoj se në anë tjetër ne kemi dalë faqe bardhë fitues, reagimi ka qenë bindës i suksesshëm, fatkeqësisht e kemi humb një policë. Ajo pozitive është se Policia jonë gjatë ballafaqimit pati një veprim ku u përcjell edhe me taktikë edhe veprime reale. ”.

Sipas tij, Kosova duhet që të fokusohet në politikën të jashtme si dhe e rëndësishme sipas tij, është ndërtimi i kapaciteteve ushtarake e policore në vend.

Ai përmendi edhe disa nga shtyllat, sipas tij, për siguri kombëtare.

“Gjithë e dimë se siguria kombëtare mbështet në pesë shtylla, e para dhe më shumë rëndësi është politika e jashtme. Apeloj që diplomacia jonë të jetë bindës dhe shumë aktive. E dyta është ndërtimi i kapaciteteve, e treta është Policia, e katërta është inteligjenca që është kyçe në paralajmërimin e hershëm. E pesta është plani kombëtar i reagimit në çfarëdo lloj emergjence, çfarë do lloj emergjence. Këto janë pesë shtyllat që duhet të fuqizohen”, ka theksuar Çeku.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?