KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi terrorist para Ministrisë së Brendshme të Turqisë, momenti kur kamikazi hedh veten në erë (VIDEO)
Botë

Sulmi terrorist para Ministrisë së Brendshme të Turqisë, momenti kur kamikazi hedh veten në erë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 12:44 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një sulm terrorist e ka cilësuar Turqia incidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku një person hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë.

Në lidhje me sulmin e ndodhur në lagjen Çankya të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe Parlamenti turk, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ndau detaje në rrjetet sociale duke sqaruar se ka pasur shkëmbim zjarri me dy terroristët.

“Rreth orës 09:30, dy terroristë që erdhën me një mjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi në erë veten dhe terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë dy policë. I uroj shërim të shpejtë heronjve tanë. Lufta jonë do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha Yerlikaya.

Pas incidentit, hyrjet dhe daljet në Parlament u ndaluan përkohësisht, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim

s

Sipas mediave turke, njëri nga terroristët kreu një sulm me armë me rreze të gjatë dhe më pas hodhi veten në erë. Tjetri po ashtu ka qëlluar me të njëjtin tip arme por është neutralizuar nga rojet e sigurisë.

Mësohet se terroristin e neutralizuar është i pajisur me bombë, e cila do të çaktivizohet për t’u shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga xhenierët e policisë turke.

“Do të merren masat e nevojshme të sigurisë në lidhje me incidentet e dyshimta rreth Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, si dhe do të kryhet një shpërthim i kontrolluar për asgjësimin e bombave nga ekipet tona. Njoftohen qytetarët që të mos panikosen”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ankarasë.

Ndërkohë, është konstatuar se dy terroristët kanë vjedhur automjetin që përdorën për sulmin në fshatin Çataloluk të provincës Kayseri, nga veterineri Mikail Bozlağan. Mediat turke raportojnë se dy terroristët i kanë bllokuar rrugën veterinerit, e kanë vrarë duke e qëlluar në kokë dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për ta hedhur në një kanal.

Mikail punonte si veteriner në qytezën Bakırdağı, e cila ndodhet 7 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Duke folur për SABAH, kryeplaku i fshatit Çataloluk İsmail Yıldırım deklaroi se incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës.

“Terroristët ndaluan automjetin e veterinerit Mikail Bozlağan në afërsi të fshatit Avlağa. Ata e vranë Mikailin dhe i vodhën automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në një kanal në anë të rrugës. Babai e gjeti trupin e djalit të tij duke ndjekur gjurmët e gjakut në rrugë”, tha ai.

Yıldırım deklaroi se fshati i tyre është shumë pranë maleve Demi në kufirin e Adanas.

“Ne kërkuam automjetin e Mikailit në pyll, por nuk e gjetëm. Terroristët erdhën në këmbë nga zona e pyllit. Nga kamerat e fshatit tonë u pa se automjeti i Mikailit hynte por nuk dilte. Terroristët dolën jashtë rrugës për të mos u kapur nga kamerat. Fshati ynë është një zonë e pyllëzuar dhe malor në fund të maleve të Demit”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Kosova News 01/10/2023 01/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?