KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore
Siguri

Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore

Kosova News
Kosova News 17:40 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre.

Kjo është bërë e  ditur nga specialist i Mjekësisë Ligjore, Naim Uka.

“Po, ka përfundu pardje. Procedurat e autopsisë janë kry. Trupat nuk iu dorëzohen familjarëve pa u bë identifikimi shkencor. Trupat janë në morg dhe janë procedura standarde që nuk lejohen pa u identifiku”, tha Uka.

Uka tha se ndër metodat e verifikimit është përmes gjurmëve të gishtërinjve, por në rast që ky identifikim nuk mund të bëhet atëherë do të vazhdohet me procedurën e identifikimit përmes ADN-së.

“Është një procedurë që Policia mundet me e kry, por është edhe një procedurë tjetër që mundet me u kry përmes ADN-së. Kjo varet prej Policisë dhe nuk e di deri sa të kryhet. Nëse kjo nuk mundet me u kry përmes gjurmëve të gishtave, atëherë vazhdohet me këtë të ADN-së. Verifikimi për procedurën e gishtave bëhet nga Njësia Forenzike për procedurën e gishtave”, tha Uka.

Ndërsa, burime të “Betimi për Drejtësi” kanë treguar se trupat e sulmuesve, zyrtarisht nuk janë identifikuar, mirëpo ka familjarë të cilët janë paraqitur që t’i marrin ata.

Të njëjtat burime thonë se është duke u zhvilluar presion politik nga Serbia që trupat të merren sa më shpejtë.

Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja./betimi per drejtesi.

Gjithashtu lexoni:

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?