Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ajo ka thënë se do të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar shumë shpejt për Milan Radojçiq, i cili pas shpartallimit të grupit terrorist serb nga Policia e Kosovës, ka ikur në Serbi edhe ku po fshihet.
“Ai është kriminel, është njëri prej kryekriminelëve që e ka organizuar sulmin terrorist në Republikën e Kosovës. Besoj që shumë shpejt Prokuroria Speciale për fletëarrest dhe fletërrështim ndërkombëtar në mënyrë që ai të ndiqet penalisht për të gjitha krimet që i ka bërë. Është hera e parë që grupet terroriste po luftohen nga Policia e Kosovës, të merremi me punën madhështore të tyre dhe jo me individë që po i shërbejnë dikujt tjetër”, tha Haxhiu për mediat.
Më tutje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës me veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë mbrojtur Republikën tonë.


