KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja e ripërsërit: Të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë, po presim hetimet para marrjes së masave
Politikë

BE-ja e ripërsërit: Të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë, po presim hetimet para marrjes së masave

Kosova News
Kosova News 14:48 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka thënë se qëndrimi i bllokut evropian është i qartë se të dielën në Banjskë të Zveçanit u krye sulm terrorist.

Stano në konferencë për media ka thënë se BE-ja po i pret të kryhen hetimet e plota, para se të marrë ndonjë masë.

“Dua ta përsërisë qartë pozitën e BE-së për atë që ndodhi të dielën. Ky ishte sulm terrorist dhe ai duhet të hetohet, e përgjegjësitë duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë që janë të përfshirë apo që mund, janë të obliguar të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet që ky sulm të hetohet plotësisht dhe ata që e kanë planifikuar, që e kanë ekzekutuar apo që ishin prapa të sillen para drejtësisë. Këtë pozicion BE-ja e ka përsëritur disa herë”, ka thënë Stano.

Kryeministri Kurti bën thirrje për ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë: Nëse s’ndodh, krimi mund të përsëritet

Sa i përket deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ka thënë se policët shqiptarë “nuk kanë se çfarë kërkojnë në veri”, Stano nuk ka dashur t’i komentojë.

Ai është pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje ku policëve shqiptarë të Kosovës nuk u lejohet hyrja në veri.

“Nuk komentojmë çdo deklaratë, çdo interpretim në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Ne kemi një situatë shumë serioze. Por, ne nuk angazhohemi me partnerët në rajon nëpërmjet kanaleve publike. Nëse kemi diçka për të thënë u themi direkt partnerëve tanë. Të gjithë kanë obligime e dinë shumë mirë se se çfarë prejt BE-ja. Kur shtetet anëtare t’i kenë të gjitha informacionet, më pas do të vendosin nëse duan të reagojnë ndan ndonjë deklarate, interpretimi apo se si do të reagojnë në lidhje me ata që zbulohen se ishin fajtorë për sulmin”, ka thënë Stano.

Përmbajtja – pikat e Rezolutës me të cilën Kuvendi e dënon sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë (DOKUMNET)

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?