KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti bën thirrje për ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë: Nëse s’ndodh, krimi mund të përsëritet
Politikë

Kryeministri Kurti bën thirrje për ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë: Nëse s’ndodh, krimi mund të përsëritet

Kosova News
Kosova News 12:30 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që faktori ndërkombëtar ta sanksionojë Serbinë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën. Siç thotë Kurti, nëse Serbia s’ndëshkohet, ajo mund ta përsërisë krimin.

Në një fjalim në Kuvend të enjten, Kurti ka thënë se sulmuesit e armatosur që ikën nga Banjska pa u arrestuar, duhet t’i dorëzohen organeve të rendit të Kosovës.

“Të dielën përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë, por ndaj shtetit, rendit të Republikës sonë. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj. Por vrasja e tij u kthye në angazhim të shtuar për t’i luftuar bandat terroriste dhe në fitore të betejës ndaj tyre. Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar, ose janë në ndjekje pasi ikën. Afrimi u vra në pritë gjatë natës. Në zbardhje të ditës, u pa që asnjë bandë nuk mund ta mposhtë policinë tonë. Sulmi i armatosur cenoi integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që ikën duhet të ekstradohen, të dorëzohen në organet tona. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona aleate, siç bëri Qeveria”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet ndërkombëtarësisht. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin. Armatimi ushtarak që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka thënë se i gjithë armatimi i konfiskuar është i Serbisë dhe erdhi nga Serbia.

Sipas tij, fajësimi i Serbisë është i pashmangshëm, edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë.

“Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake. Kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Na i patën rrëmbyer edhe tre policë në Leposaviq. Kishim tri javë të barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar. Sulmet në Zveçan që lan shumë të plagosur. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar për vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjakut”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se lufta ndaj krimit të Serbisë, do të triumfojë me fitoren e Kosovës.

Grupet parlamentare deri në orën 13 do t’i harmonizojnë pikat e rezolutës, për t’u rikthyer më pas në seancë.

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku
Propozohet projektrezolutë për dënimin e sulmit terrorist nga serbët e uniformuar
Deputetja Kusari-Lila: Serbia dëshmoi që s’ka ndryshuar, ka mbetur ajo e Millosheviqit
Krasniqi: Kosova është nën sulm, ne të gjithë duhet të jemi në krye të përgjegjësive tona
Abdixhiku pas sulmit në veri: Ky është veçse një fillim i një përshkallëzimi shtetërorë të Serbisë
Haradinaj: Sulmi terrorist në veri i sponsorizuar nga Serbia, morën përgjigjen më të mirë nga institucionet e sigurisë dhe aleatët

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?