KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla për “The Guardian”: Grupi terrorist është pajisur nga Serbia, një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë serbe
Siguri

Ministri Sveçla për “The Guardian”: Grupi terrorist është pajisur nga Serbia, një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë serbe

Kosova News
Kosova News 10:29 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka ardhur nga Serbia, teksa shton se të njëjtit janë të trajnuar në Serbi, dhe të financuar nga shteti serb .

Në një prononcim për median prestigjioze britanike “The Guardian”, ministri Sveçla ka thënë se një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë serbe.

“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj. Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se ministria që ai udhëheqë ka ndarë provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.

Po ashtu, sipas tij qëllimi përfundimtar ishte ndarja e vendit.

“Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, tha ai.

Ministri Sveçla prezanton edhe një dëshmi të lidhjes së terroristëve serbë me shtetin e Serbisë (FOTO)
Ministri Sveçla publikon VIDEO ku shihet krimineli Milan Radojçiq në grupin terrorist serb

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale.

Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje.

Por, sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura qëlluan Policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj më 24 shtator, u dha kah tjetër zhvillimeve.

Media prestigjioze britanike “The Guardian”: Nëse Vuçiqi qëndron prapa sulmit, qasja e Perëndimit në dialog mund të ndryshojë

Gjithashtu lexoni:

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?
12:37 -23/06/2025
Hyn në funksion dhe njësia A3, Rizvanolli falënderon punonjësit dhe menaxhmentin për punën vetëmohuese
12:11 -23/06/2025
Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta
11:34 -23/06/2025
Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit
11:25 -23/06/2025
Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit
11:16 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?