Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia e ka për detyrë t’i dorëzojë kriminelët serbë që sulmuan në veri, por po e bën krejt të kundërtën – po i përkrah ata për sulme të reja,
Pas mbledhjes së AAK-së, ai ka thënë se të gjitha institucionet duhet të jenë vigjilente sepse rreziku nuk ka kaluar e se se Kosova duhet të veprojë krahas me ShBA-në.
“Kosova është përballur më një sulm terrorist, ndërsa sponsor i këtij sulmi është Serbia. Duke e pas parasysh armatimin e madh, Kosova ka dalë e suksesshme, a ka dalë. Por, mendoj që nuk përfundon asgjë me këtë fitore. Të gjitha palët ta rrisin vigjilencën për shkak që rreziku është ende prezent për sulme të reja”“Serbia e ka detyrë edhe në bazë të ligjeve të veta me i dorëzu terroristët, por edhe po i përkrah ma tutje, për me vepru prapë. Bashkësia ndërkombëtare i ka institucionin e veta, prandaj bëj apel nga Bashkimi Evropian që këta kriminelë të dalin para drejtësisë. Bëj apel të të gjithë që ta rrisim vigjilencë, te Qeveria e Kosovës, te kryeministri të bashkohemi për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste, por në këtë bashkim duhet të jetë edhe Amerika, nuk guxojmë të veprojmë ndamas”, ka thënë Haradinaj.


