KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet përjashtimi i profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati
Arsim

Kërkohet përjashtimi i profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati

Kosova News
Kosova News 13:34 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) sot ka dorëzuar ankesën për Senatin e Universitetit të Prishtinës mbi vendimin e Këshillit të Etikës për plagjiaturën e profesorëve të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

Duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Etikes sipas të cilit dy profesorët kanë bërë shkelje të rëndë të të drejtës së autorit dhe etikës në publikimet shkencore, si dhe kanë shkelur standardet e ndershmërisë intelektuale, ORCA kërkon që këtyre dy profesorëve të ju hiqet titulli akademik i fituar përmes plagjiaturës, si dhe të përjashtohen nga universiteti.

Sipas ORCA-së, vendimi ia ndalon profesorëve shfrytëzimin e punimit për avancim akademik ndërsa të njëjtit i kanë shfrytëzuar punimet plagjiat për avancim akademik.

Komunikata e plotë e Organizates për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA):

SENATI T’I PËRJASHTOJË NGA UNIVERSITETI PLAGJIATORËT BUJAR DUGOLLI DHE ARDIAN KASTRATI

Sot ORCA ka dorëzuar ankesën për Senatin e Universitetit të Prishtinës (si shkalla e parë ankimuese) mbi vendimin e Këshillit të Etikës (të datës 16.06.2022) për plagjiaturën e profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

ORCA kërkon që dy profesorëve të ju hiqet titulli akademik i fituar përmes plagjiaturës, si dhe të përjashtohen nga universiteti.

Vendimi i Këshillit të Etikës thotë që dy profesorët kanë bërë shkelje të rëndë të të drejtës së autorit dhe etikës në publikimet shkencore, si dhe kanë shkelur standardet e ndershmërisë intelektuale. Për këto shkelje të rënda, Këshilli i Etikës ka propozuar masa qesharake.

Dy profesorëve i është dhënë vendimi që: artikulli i plagjiarizuar nuk konsiderohet më punim i botuar nga autori dhe nuk mund të shfrytëzohet për avancim akademik. E për profesor Dugollin kanë vendosur që t’i ndalohet mentorimi i temave të diplomës në nivelet master dhe doktoratë për 2 vite, e profesor Kastratit t’i ndalohet mentorimi në të gjitha nivelet e studimit për tre vite.

Vendimi ia ndalon profesorëve shfrytëzimin e punimit (tashmë plagjiat) për avancim akademik. Kjo masë është nul dhe si e tillë nuk mund të konsumohet. Profesorët tashmë e kanë shfrytëzuar këtë punim për avancim akademik, dhe për më tepër profesor Dugolli veçse e ka titullin më të lartë akademik dhe kontratën e përjetshme me universitetin.

Vendimi po ashtu referohet mbi Rregulloren për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik, ku thuhet që mund të merret masa “mohim i përfshirjes në mentorim të të gjitha niveleve për një (1) vit vijues” pasi që shkelja është kategorizuar si e rëndë.

Vendimi  i marrë nga Këshilli i Etikës është i pabazuar, ngase masa specifikon elementin e mohimit të përfshirjes në të gjitha nivelet: “për një (1) vit”. Vendimi specifikon “mohimin e përfshirjes në mentorim në të  gjitha nivelet” dhe si kohështrirje “tre vite”. Këshilli i Etikës duke mos pasur mundësi t’i ikte kategorizimit si shkelje e rëndë , ka vendosur të caktojë masën më të lehtë të mundshme nga ky kategorizim, por gjoja duke e “përforcuar” masën e dhënë duke e zgjatur kohën e masës ndëshkimore pa bazë juridike.

Vendimi për mos mentorimin e temave të diplomës për kohë të caktuar nuk është proporcional, si rrjedhojë nuk preventon përsëritjen e veprimit nga anëtarë të tjerë të stafit akademik, përkundrazi është ftesë masive për plagjiaturë. Sipas parimit të përfitimit më të madh secili anëtar i stafit akademik në universitete publike do ta “sakrifikonte” mentorimin e diplomave për tre vite në këmbim të një titulli më të lartë akademik të fituar përmes plagjiaturës.

Plagjiatura është shkelja më e rëndë akademike. Në të gjitha vendet e botës dhe institucionet kredibile të tyre, plagjiatura përbën fundin e tolerancës disiplinore. Raste të ndryshme në botë, sidomos në vendet e BE-së, të njerëzve me pushtet si ministra a zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror, kanë përfunduar me largimin e tyre nga jeta publike dhe heqjen e titujve e gradave shkencore të përfituara nga plagjiatura.

Prof. Ass. Ardian Kastrati veçse është dënuar me datën 07.06.2021 nga Këshilli i Etikës, me rastin e ofendimit publik të Presidentes të Republikës, Vjosa Osmani. Këshilli i Etikës mes tre masave të vendosura ka përfshirë edhe: mohimin e përfshirjes në mentorim në të gjitha nivelet për dy vite.

Kjo i bjen që Këshilli i Etikës është i bindur që mohimi i përfshirjes në mentorim është masë e lehtë ndëshkimore dhe si rrjedhojë ORCA konkludon që masa e shqiptuar në rastin e plagjiaturës, që konsiderohet shkelja më e rëndë akademike, është joproporcionale me shkeljen e konstatuar.

ORCA kërkon që konform me rregulloren për masa disiplinore në UP, Senati i Universitetit të Prishtinës të marr masën disiplinore “ndërprerje e marrëdhënies së punës”, dhe në të kundërtën minimalisht duhet të ja u tërheqin titujt akademikë të marrë përmes plagjiaturës konform me masën “ulje në thirrje akademike”.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

TAGGED: Ardian Kastrati, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?