Dje pasdite, në lagjen Bucolli në Poklek të Drenasit kishte shpërthyer një zjarr, shkruan KosovaNews.
Banorët e kësaj lagjeje thonë se KEDS e ka ndërprerë energjinë elektrike për shkaqe sigurie, mirëpo ende nuk është lëshuar rryma edhe pse zjarri është fikur.
Sipas tyre, KEDS ka kërkuar nga ta që ta blejnë kabllon elektrike nëse dëshirojnë të kenë energji elektrike.
Ndërkaq, sipas banorëve, në një familje ka edhe persona me aftësi të kufizuar andaj energjia elektrike është më se e nevojshme.


