KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Kosova ka bërë progres në forcimin e sundimit të ligjit, presim përkrahje në rrugëtimin euro-atlantik
Politikë

Osmani: Kosova ka bërë progres në forcimin e sundimit të ligjit, presim përkrahje në rrugëtimin euro-atlantik

Kosova News
Kosova News 11:06 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë të premten se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.

Ajo dha këtë deklaratë pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbignieë Rau, i cili po viziton Kosovën edhe si kryesues aktual i OSBE-së.

E para e vendit, Vjosa Osmani tha se me ministrin polak është diskutuar për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta”, ka thënë Osmani.

Kryediplomati polak gjatë ditës është takuar edhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE.

Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.

Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një linje ajrore Varshavë-Prishtinë-Varshavë, e cila do të jetë në shërbim të përafrimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve. Po ashtu Polonia në Kosovë ka prezencë ushtarake në kuadër të NATO-së. Tani Polonia ka në Kosovë 247 ushtarë.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?