KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
KUVENDI
Home » Të enjten seancë e re, shtrohet për diskutim edhe rezoluta e VV-së, e cila merret me masat për rritjen e çmimeve
Politikë

Të enjten seancë e re, shtrohet për diskutim edhe rezoluta e VV-së, e cila merret me masat për rritjen e çmimeve

Kosova News
Kosova News 10:15 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten e 21 korrikut të mbahet vazhdimi i seancës me pikat e patrajtuara.

Pas kësaj, do të hapet edhe seanca e re.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca e parë nis në orën 10:00 dhe tjetra pas saj.

Në seancë, do të ketë edhe debat parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovës dhe njëra ndër pikat do të jetë edhe mocioni i Vetëvendosjes për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve.

Pikat që do të diskutohen në seancën e 21 korrikut në Kuvend.

Kuvendi do të trajtojë pikat e mbetura nga seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, si dhe menjëherë pas saj vazhdon seanca e re e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e re, në rend të ditës në shqyrtim të dytë janë:

1. Projektligji për biocidet

2. Projektligji për ushqimet

Në seancë do të shqyrtohen raportet vjetore të:

1. Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

2. Ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT për vitin 2021

Do të shqyrtohet raportet e Qeverisë:

1. Për shqyrtimin e Planit Hapësinor të Kosovës

2. Për shqyrtimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në seancën e radhës, do të trajtohet mocioni i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE! për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve, si dhe do të mbahet debat parlamentar në lidhje për mos liberalizmin e vizave.

Sot Kryesia e Kuvendit është dakorduar për mbështetje të mocionit procedural për shqyrtimin e Marrëveshjes për ratifikimin e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore “Durrës-Prishtinë”.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?