KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme, pavarësisht se mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian
Lajme

Aliu: UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme, pavarësisht se mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian

KosovaNewss
KosovaNewss 20:26 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Liburn Aliu, duke komentuar dëshminë e raportuesit të Human Rights Watch, kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Aliu ka thënë se është tmerrues kur raportet e shërbimeve dhe medieve serbe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, për të akuzuar UÇK-në.

“Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch’’, ka thënë Aliu.

Më tutje Aliu ka thënë se UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme pavarësisht se sa ka qenë dhe mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet e ditëve të fundit në Hagë, kanë mundur të shohin e të dëgjojnë se sa të pasakta e tendencioze kanë qenë disa raporte që janë marrë si dëshmi e janë përdorur për të akuzuar UÇK-në.

Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch. Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRË, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime!

Mbetem i bindur se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, pavarësisht etnisë, e po aq i bindur jam se UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme pavarësisht se sa ka qenë dhe mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian, e tash edhe nga pasardhësit e tyre.

Lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme, e sa më shpejt të pranohet ky fakt, aq më shpejt do të krijohen kushtet për fqinjësi e bashkëjetesë të qëndrueshme e paqësore në rajonin tonë. Kjo nuk është çështje opinionesh, ashtu siç nuk kanë qenë çështje opinionesh shtypja, diskriminimi, përbuzja racore, përndjekja e burgosja politike, dhe në fund edhe spastrimi etnik që Serbia e ka ushtruar kundër Shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

KosovaNewss 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?