KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 630 të vdekur nga një tërmet i fuqishëm në Marok
Botë

Mbi 630 të vdekur nga një tërmet i fuqishëm në Marok

Kosova News
Kosova News 09:58 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku 632 njerëz kanë vdekur dhe 329 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.

Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marrakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

Numri i viktimave mund të rritet derisa operacionet e kërkim po vazhdojnë dhe ekipet e shpëtimit po arrijnë në zonat e thella të vendit.

Televizioni maroken shfaqi pamje nga pasojat e tërmetit, nga i cili shumë njerëz u detyruan të flenë jashtë, duke u frikësuar nga lëkundje të tjera pas tërmetit shkatërrues.

Familje në ankth qëndruan nëpër rrugë dhe trotuare, disa prej të cilave me fëmijë, batanije apo gjëra të tjera në dorë.

“Ne e ndiem një dridhje të fortë, dhe e kuptuam se ishte tërmet”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Abdelhak El Amrani, një 33-vjeçar nga Marakeshi.

“Mund t’i shihja ndërtesat duke lëvizur. Pastaj dola jashtë dhe pashë shumë njerëz. Ata ishin të tronditur dhe në panik. Fëmijët qanin dhe prindërit të shqetësuar”, shtoi ai.

Xhamia e shekullit të XII-të, Koutoubia, në Marakesh, njëra nga më të famshmet u dëmtua nga tërmeti, por nuk është e qartë se deri në çfarë shkalle, raportuan mediat marokene. Minarja e saj 69 metra e lartë njihet si “çatia e Marakeshit”.

Marokenët postuan në rrjetet sociale video që shfaqën dëmtimin e disa pjesëve të mureve të kuqe të famshme, të cilat e rrethojnë qytetin e vjetër Marakesh, një zonë e trashëgimisë botërore të UESCO-s.

Kryetari i një qyteti afër vatrës së tërmetit tha për televizionin maroken 2M se disa shtëpi në qytetet përreth janë shembur pjesërisht apo plotësisht, ndërsa rryma është ndërprerë dhe rrugët janë mbyllur në disa vende, shkruan REL.

Mediat marokene raportuan se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin e Afrikës Veriore deri më sot.

Më 2004, së paku 628 persona u vranë dhe 926 të tjerë u lënduan si pasojë e një tërmeti në verilindje të Marokut, ndërsa më 1960, një tërmet 6.7 ballës në Agadir, i vrau më shumë se 12.000 njerëz.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?