Pak më shumë se 24 orë nga vrasja e 48-vjeçarit, Beqir Morina, në lagjen “Arbana” në Prizren, Policia ka arritur të arrestojë Aziz Gashi, të dyshuarin për këtë vrasje. Siç raportoi KALLXO.com, ai u arrestua në një hapësirë malore në fshatin Tërpezë në Malishevë rreth orës 20:00.Deri te arrestimi i Gashit ka ardhur pas bastisjes së disa lokacioneve, duke përfshirë edhe ato të familjarëve të Gashit në fshatin Sferkë të Klinës. Nga burime brenda Policisë, në kohën kur u krye arrestimi i Gashit, i njëjti nuk kishte rezustuar dhe i ishte dorëzuar pjesëtarëve të Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Atij nuk i është gjetur ndonjë armë.
Arme me të cilën dyshohet se u krye vrasja, një pushkë automatike u gjet sot gjatë bastitjes së një shtëpie të pabanuar.Përveç armës, brenda kësaj shtëpie u gjet edhe një çantë me disa dokumente personale të të dyshuarit.Policia kishte raportuar se një zënkë fillimisht dyshohet se ishte nismëtare e vrasjes e cila u regjistrua mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.Mosmarrëveshja dyshohet se nisi për një pusetë.


