Edicioni i radhës i festivalit të njohur tashmë ‘’Hardh Fest’’ e ka sjellë kryeministrin e Kosovës në qytetin e Rahovecit.
Kurti, së bashku me ekipin e tij, fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.
Pas këtij aktiviteti, Kurti i ka vizituar prodhuesit vendorë, të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.
Theksojmë se kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore.


