KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në gusht u rritën infektimet me COVID në Shqipëri, ISHP: Duhet të rivaksinohemi
Rajon

Në gusht u rritën infektimet me COVID në Shqipëri, ISHP: Duhet të rivaksinohemi

Kosova News
Kosova News 22:07 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon rritjen e incidencës së infektimeve me COVID-19. Sipas ekspertëve nga 2,65 për 100 mijë banorë që ishte në muajin korrik, ka shkuar në 2,9 në muajin gusht.

Ajo që vlen të theksohet është rritja e shtrimeve në spitale si në Infektiv tek të rriturit ashtu edhe ne Pediatri tek të vegjlit. Madje tek te rritur nuk kanë munguar as vdekjet.

“Vëmë re se gjatë muajit gusht është rritur goxha incidenca, nga 2,65 ka vajtur ne 2,9  për 100.000 banorë. Pozitiviteti  mostrave është rritur ndërkohë që duhet të theksojmë se jo të gjithë personat me shenja të lehta klinike testohen.

Një pjesë testohen dhe një pjesë neglizhojnë pasi janë të lodhur nga kjo situata e COVID. Shërbimi infektiv tek të rriturit referon se ka shtim të shtrimeve madje ka shtim të rasteve të personave të pavaksinuar, persona që nuk e kanë kaluar asnjëherë COVID në dijeninë e tyre dhe tani kanë rënë në kontakt me virusin, raporton rtsh.

Ka edhe dy persona të shtruar që e kanë kryer vaksinimin bazal por janë vaksina që janë aplikuar që në vitin 2021 dhe efekti i vaksinës ka kaluar,“ thotë shefja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Rovena Daja.

Ekspertët sqarojnë së të vaksinuarve gjatë 2021 u ka rënë tashmë efekti ndaj duhet ata duhet të vaksinohen sërish ndaj nënvariantit të ri të Omicron që po qarkullon aktualisht.

“Kjo tregon se do të kemi në vazhdim një rritje të infektimeve. Situata mund të çojë në rritjen e rasteve. Atëherë personat që janë të pavaksinuar ose kanë marrë dy dozat përforcuese që në fillim në vitin 2021, efekti i vaksinës ka filluar të ulet dhe e vetmja armë që mund të na mbrojë është vaksinimi.

Aktualisht neve mund të kemi variantin e ri sepse sekuencimi nuk është bërë i mundur ende, por ndërkohë ky është nënvariant i Omicron-it dhe vaksina që kemi në Shqipëri është vaksina bivalente për variantin e Omironit BA.4 dhe BA.5 dhe na mbron plotësisht nga varianti që kemi në qarkullim.

Prandaj unë do të thoja që jo vetëm vaksinimi bazal nuk na mjafton por duhet të kemi vaksinim booster dhe ne presim që gjatë muajve shtator dhe tetor njerëzit të bëjnë një vaksinë booster ndaj COVID dhe ndaj gripit”, tha ajo.

Të parët që duhet të vaksinohet janë personat mbi 60 vjeç, ata mbi 50 me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe personeli mjekësor.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?